Aktualitet20 Shtator 2019, 09:14

Gjyqi maratonë i ministrit Tahiri/ Kush ishin dy përfaqësueset e Ambasadës Amerikane gjatë seancës gjyqësore

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi maratonë i ministrit Tahiri/ Kush ishin dy përfaqësueset e Ambasadës Amerikane gjatë seancës gjyqësore

Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë ishin të pranishëm dje në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës.

Edhe më herët, përfaqësues të kësaj ambasade kanë ndjekur nga afër seancat e zhvilluara.

Të zgjedhurat e SHBA për të ndjekur këtë seancë të rëndësishme gjyqësore janë këto dy zonja që shihni në foto, në momentin kur po dalin nga gjykata, pasi ishte dhënë vendimi, dhe pasi ishin larguar shumë prej presonave që ishin të pranishëm për ta ndjekur nga afër procesin.

Më poshtë, ju sjellim fotot e dy përfaqësueseve të SHBA, të cilat janë larguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas largimit të Saimir Tahirit, në orët e vona të mbrëmjes.

Kujtojmë se më herët, Ambasada e ShBA ka reaguar publikisht për akuza e ngritura ndaj ish-ministrit, duke kërkuar një hetim dhe gjykim të pavarur.

Edhe në raste të tjera, në gjyqe, të cilat kanë pasur një impakt publik, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë munguar në seancat gjyqësore.

codramol
smile

Aktualitet Gjyqi maratonë i ministrit Tahiri/ Kush ishin dy përfaqësueset e Ambasadës Amerikane gjatë seancës gjyqësore