Aktualitet22 Maj 2018, 19:26

Gjysh Saliu në malin e Dajtit, i tregon mbesës pasuritë e shumta vila, biznese, apartamente dhe toka të blera me… pagat mu

Shkruar nga Pamfleti
Gjysh Saliu në malin e Dajtit, i tregon mbesës pasuritë e shumta

Gjysh Saliu në malin e Dajtit, i tregon mbesës pasuritë e shumta vila, biznese, apartamente dhe toka të blera me… pagat mujore

Foto-lajm nga “shpella” e hajdutëve

Shkruan: Memo Aliaj

Familja “Berisha”, nisur prej pasurive të shumta që ka në pronësi, nëse sot do të ishte viti 1945 i sekuestrove të ish-pushtetit komunist prej nga vjen edhe Saliu, ai do të shpallej “kulak”.

Një apartament me sipërfaqe 74 metër katrore në Tiranë dhe 2 trarë të kalbur në kullën e rrënuar të babës në Viçidol kishte familjarisht Saliu, si të vetmen pasuri në vitin 1992 kur u vetë-emërua President Republike.

Gjatë karrierës së tij si politikanë, president, deputet, kryetar i PD, deputet e kryeministër, Sali Berisha ka mbajtur aq shumë shumë fjalime ndershmërie, varfërie, mëshire, drejtësie e lufte kundër korrupsionit, sa nuk kanë mbajtur gjithë Papët e Vatikanit, që nga themelimi i kësaj Selie të Shenjtë.

Sot pas 26 vitesh, fjalimet e Sali Berishës rezultojnë një hipokrizi e klasit të lartë, mbasi aktualisht kjo familje ka “inventar” pasurie të patundshmë e llogari të shumta bankare, që nuk mund të vendosen dot me biznes “fabrikë lekësh”.

Tashmë që e ka realizuar detyrën për të krijuar pasuri brezash nëpërmjet korrupsionit të pushtetit dhe krimeve që të imponon mbajtja e pushtetit personal, Saliu, 75 vjeçar po lufton “me shpirt ndër dhëmbë”, për të mbrotjur këto pasuri, që sipas valës së dekrminalizimit, do përfshijë edhe pasuritë e dhe llogaritë e pista të të familjes së tij.

Mirëpo edhe pse ai përpëlitet e përleshet në parlament, media e “Facebook” për t’i shëptuar sekuestors së pasurive të paligjshme, siç duket gjen kohë edhe për të kujtuar e rifreskaur pasuritë që ka.

Një nga këto momente relaksuese e qetësuese, që Saliut i “heq mendjen” nga refroma sekuestruese që ka nisur e po i afrohet edhe pasurive të familjes së tij, thuhet se është ngjitja në majën e Dajtit së bashku me mbesën, për t’i treguar vilat, bizneset, kullat ku kanë apartamentet, fshatin turistik, fermën e lopëve dhe tokat e shumta.. “të blera me pagat mujore”!

Kryesore apartamente dhe toka të blera me… pagat mujore biznese Gjysh Saliu në malin e Dajtit i tregon mbesës pasuritë e shumta vila