Lionel Mesi është dënuar me dy ndeshje pezullim nga Komiteti i Federatës Spanjolle të Futbollit për kartonin e tij të kuq në finalen e Superkupës së Spanjës.
Argjentinasi do të jetë i padisponueshëm për dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës kundër Cornela në Kupën e Mbretit dhe Elçe në LaLiga Santander.
Mesi, i cili goditi sulmuesin e Athletik Bilbaos, Asier Vilalibre, në minutën e fundit të kohës shtesë, ka shpëtuar paq me këtë vendim, për shkak të raportit të ndeshjes së arbitrit Zhesus Xhil Manzano, që nuk përmendte se kishte qenë një shenjë agresioni nga ana e argjentinasit.
Kujtojmë që ky ishte kartoni i parë i kuq i Messit për Barcelonën në 754 ndeshje.