Sport25 Maj 2019, 14:24

Goditi presidentin kundërshtar, dënim shembullor për zyrtarin

Shkruar nga Pamfleti
Goditi presidentin kundërshtar, dënim shembullor për zyrtarin

Një prej ndeshjeve play-off, Viterbese-Arezzo, përfundoi në qendër të vëmendjes jo për faktin se Arezzo i fitoi pastër të dyja ndeshjet, por sepse në ndeshjen e kthimit u regjistrua një episod i shëmtuar.

Luciano Camilli, zëvendëspresident i Viterbeses, sulmoi dhe goditi presidentin e Arezzos Giorgio La Cava. Ky i fundit denoncoi ngjarjen pas ndeshjes, duke kërkuar reagim nga Federata Italiane, ndërsa ka premtuar edhe denoncim në polici.

Reagimi i Gjykatësit Sportiv në Federatën Italiane nuk ka vonuar, sepse Luciano Camilli është përjashtuar deri në 22 maj 2024 (nuk do lejohet të kryejë asnjë funksion në sport) dhe gjithashtu është gjobitur me 30.000 euro.

Sport