Goditje e fortë, arrestohet në Vlorë bashkëpunëtori i “Escobarit të Ballkanit” (Emri)

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion për goditjen e bashkëpunëtorëve të Met Kananit, i ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit” i arrestuar në Turqi për trafik droge. Në prangat e policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Preçizioni”, ka rënë Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë. Lupi njihet si bashkëpunëtor i Met Kananit, i cili u arrestua në maj të këtij viti në Turqi, teksa priste një ngarkesë prej 1.1 ton lëndë narkotike të llojit kanabis, ngarkesë e cila vinte nga Shqipëria. 

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr.96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kanani.

Kanani dhe bashkëpunëtorë të tij në Shqipëri dhe në rajon dyshohet të kenë trafikuar disa ngarkesa të mëdha kanabisi drejt vendeve të Lindjes, por edhe heroinë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Më 12 maj 2018,  u vunë në pranga 19 persona, 14 në Shqipëri dhe 5 jashtë saj,  pas një  operacioni të gjërë antidrogë të nisur nga Krimet e Rënda. Gjatë një viti që kanë zgjatur hetimet për grupin e Met Kananit, janë identifikuar të paktën 10 persona që kanë punuar për të, duke trafikuar sasi të ndryshme kanabisi dhe heroine.

“Baroni i drogës”, Met Kanani e kalonte lëndën narkotike ngë Shqipëria në vendet e Bashkimit Evropian, nëpërmjet grupit të tij që kishte këtu. Nga Shqipëria për në Maqedoni, droga kalonte me mushka, përmes kufirit të gjelbër, ndërsa në Maqedoni dhe konkrteisht në Strugë do të përdoreshin kamionë, për të vijuar transportin në Evropë.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti