Anti-Mafia31 Korrik 2018, 08:04

“Goglat” e Lotarisë Kombëtare i hodhi Berisha, lojën po e vazhdon Rama

Shkruar nga Pamfleti
“Goglat” e Lotarisë Kombëtare i hodhi Berisha, lojën

“Goglat” e Lotarisë Kombëtare i hodhi Berisha, lojën po e vazhdon Rama

Drejtoria e Lojërave të Fatit, 6 vjet asnjë raport publik në Komisionin e Ekonomisë

 E kemi fjalën, për koncesionin e “Lotarisë Kombëtare”, të cilën qeveria shqiptare ia shiti firmës austriake “Austrian Lottery” në datën 17 shtator 2012, për 7 lloje lojërash “letra me lule” në treg, me vlerë 3.5 milionë euro, për 10 vjet monopol (viti 2022).

Kur qeveria “Berisha” hodhi “goglat” e shitjes së “Lotarisë Kombëtare”, Harris Dotsis përfaqësues i firmës “INTRALOT”, që ofroi 43 milionë euro por u skualifikua, denoncoi këtë shitje si korruptive, mbasi të njëjtën “Lotari” ai e kishte blerë në Maltë me 39 milionë euro, ndërkohë që ky shtet ka vetëm 411 banorë (kriter bazë në çmimin e shitjes është numri popullsisë)..

Siç shikojmë nëpër pikat e shitjes, “Lotaria Kombëtare” vazhdon të mbledhë miliarda lekë nga shqiptarët ëndërrimtarë, që gërvishtin e… nuk fitojnë, ose fitojnë nga “1 kafe” në një tufë biletash, siç rezultoi edhe në testimin tone me 100 bileta të gërvishura, por në asnjë prej tyre, nuk fituam 500 lekë!

Nuk po flasim për “marifetet teknike” që përdori qeveria “Berisha”, kur hodhi “goglat” e ankandit të shitjes, as pse para ankandit interesoheshin Zeni, Samiri dhe Gimja i Redbullit, që këtë lotari ta fitonin austriakët dhe Saliu ua dhuroi, nuk e kemi fjalën as pse qeveria “Rilindja” e bllokoi kur erdhi në pushtet, por e “çliroi” pas një “vizite pune”, që Edi Rama bëri në Austri.

Fjala është, për “torturën me pagesë” që po u bëhet shqiptarëve nga kjo “Lotari” fantazmë e cila prej 6 vitesh, po mbledh lekët e qytetarëve, me bileta… që kanë brenda vetëm “qindarka”, kur thuhet se brenda tyre ka miliona lekë, gjë të cilën duhet ta ketë verifikuar Drejtoria e Lojrave të Fatit, nëse ka “gërvishtur” ndonjëherë!

Bëhen disa pyetje, që kanë lidhje me transparencën e këtij koncesioni dhe duan përgjigje publike, të cilat në mungesë të reagimit, “PAMFLETI” do t’i japë me fakte konkrete…

Ja 8 pyetje për ata që e mbajtën dhe ata që e kanë koncesionin “Lotaria Kombëtare”

1.Sa fiton në muaj kompania “Austrian Lottery”, që e ka monopol këtë lotari?

2.Sipas kontratës, sa përqind e vlerës së biletave të shitura, duhet futur si fitim për lojtarët dhe sa futet realisht?

3.Sa është detyrimi taksë dhe fitim, që duhet derdhur në arkën e shtetit shqiptar?

4.Përveç taksës kontraktuale, sa detyrim të tjera ka firma, si gjithë bizneset e tjerë?

5.Me ç’status biznesi funksionon, a ka bilance tatimore e auditesh, për aktivitetin?

6.A ju lejohet sipas kontratës, të nxirrni fitime jashtë Shqipërisë dhe a nxirrni ilegalisht, apo me “ndonjë leje shoqërore shtetarësh”?

7.Sa lojëra i lejohet sipas kontratës (7 lojëra) dhe sa luan realisht me gogla në media dhe në treg me bileta?

8.A ka raportuar Lotaria aktivitetin në këto 6 vite sipas detyrimit ligjor, në 6 institucionet shtetërore shqiptare, sidomos në Autoritetin Kontraktor, që besojmë se “e respektoni”?/Pamfleti

 

Anti-Mafia “Goglat” e Lotarisë Kombëtare i hodhi Berisha lojën po e vazhdon Rama