Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur nën kërcënimin e armëve të zjarrit një postë në Fushë Bulqizë. Sipas burimeve mendohet se shuma e grabitur është në shifrën e 460.000 lekëve të reja.
Autori i maskuar dhe armatosur ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër duke kërcënuar punonjësit dhe më pas ka thyer derën duke u futur brenda duke marrë paratë që gjendeshin në arkë.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim identifikimi dhe më pas kapjen e autorëve, ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat e grabitjes së postës në Fushë-Bulqizë.