Aktualitet17 Prill 2019, 19:25

Grabitja në Rinas, rrëfimi i gruas së Murataj dhe ‘TIA’-s: Operatorët e kamerave s’njoftuan në kohë!

Shkruar nga Pamfleti
Grabitja në Rinas, rrëfimi i gruas së Murataj dhe

Grabitja në Rinas, rrëfimi i gruas së Murataj dhe 'TIA'-s: Operatorët e kamerave s'njoftuan në kohë!

Albana Murataj, bashkëshortja e Admir Murataj dhe dy zyrtarë të lartë të sigurisë në “Tirana Aeroport” janë marë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda. Gruaja e Murataj ka sqaruar oficerët se kishte kohë që nuk takohej me Admirin, dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij dhe vendet ku ai qëndronte.

Ndërkohë pas dëshmisë së saj, në prokurori janë paraqitur dhe kanë dhënë shpjegime dy zyrtarë të lartë të TIA, që kanë për detyrë menaxhimin e sigurisë në aeroport. Ata kanë sqaruar procedurën e sigurisë dhe pse nuk kishin dhënë në kohë alarmin për futjen në piste të njerëzve dhe mjeteve të pa autorizuar.

Por sipas dëshmisë së dy zyrtarëve, sinjalin fillestar duhet të lëshonte salla e monitorimit të kamerave, në të cilën punojnë disa operatorë. Ndërkohë nga ana tjetër ata kanë treguar në prokurori se dera nga kanë hyrë autorët, konsiderohet si derë emergjence, pasi nga andej mund të hyjnë ambulance dhe zjarrfikse në rast fatkeqësie.

Edhe pilotat elektrike sipas tyre ishin vendosur dy, duke u shoqëruar nga dy blloqe betoni, me qëllim shmangien e çdo avaraie elektrike, që mund të sillte bllokimin e hyrjes së zjarrfikësve dhe ambulancave në pistën e aeroportit. Stafi i shoqërisë “ICTS Albania” që është ngarkuar për të siguruar rendin dhe qetësinë e aeroportit “Nënë Tereza” rezulton të mos ketë bashkëpunuar në kohë më policinë e Shtetit.

Kjo pasi gjatë analizimit të kamerave filmike ka dalë qartë se operatorët e sallës së monitorimit të kamerave nuk kanë dhënë në kohë alarmin, duke mos raportuar në kohë efektivët e policisë që ndodheshin shumë afër. Kamerat e sigurisë së aeroportit kanë filmuar gjithçka, por ajo që çedoi dhe që ngjall vërtete dyshime për abuzim me detyrën është faktori njerëzor që nuk ka bërë detyrën, duke raportuar në kohë ngjarje.

Sipas burimeve të prokurorisë, komandoja e përbërë nga katër vetë dhe e maskuar me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” dhe “Hetimi Tatimor” është filmuar në çdo veprim që grabitësit kanë kryer, por çuditërisht monitoruesit e kamerave nuk kanë raportuar situatën e pakëndshme, që po zhvillohej tek njëra nga dyert e emergjencës, nga e cila futesh në pistën e avionëve.

Tropojani Admir Murataj së bashku me katër bashkëpuntorët e tij, janë filmuar duke tërhequr zvarë me furgon barrierën e betonit, që bllokonte kalimin. Pas këtij filmimi, sërisht nga kemarat njëri prej tyre ka prerë zinxhirin bllokues të derës me gërshërë çeliku dhe më pas gjithcka ka qënë e lirë për të hyrë në pistë. Mirëpo edhe pse këto veprime janë filmuar çdo sekondë nga kamerat, nga ana e stafit të sigurisë së aeroportit, nuk është dhënë asnjë alarm i kuq, për Policinë e Shtetit që ndodhej aty pranë.

Gjithmonë sipas burimeve të prokurorisë, stafi i sgurisë i shoqërisë “ICTS Albania”, nuk ka reaguar edhe kur furgoni i bardhë i autorëve, ka hyrë brenda në aeroport por sinjali i kuq dhe njoftimi i policisë është dhënë vetëm kur pesë persona të armatosur janë parë në avjon, teksa rrëmbejnë thasët me para nga hambari i tij dhe i fusin në furgon, e më pas largohen.Shqiptarja

Aktualitet