Ditën e sotme, Granit dhe Leonita Xhaka kanë zbuluar se janë në pritje të një tjetër fëmije. Bashkëshortja e lojtarit të Arsenal ndau me ndjekësit një foto pranë futbollistit dhe vajzës Ayanës, por të gjithë vëmendjen e mori barku i saj i rrumbullakosur.
Leonitës i dallohet qartë barku i rrumbullakosur dhe për gjithë këto muaj ia ka dalë ta mbajë të fshehtë shtatzëninë e saj. Ndërsa mesfushori shqiptar e ka publikuar në Instagram këtë lajm. “Familja jonë e vogël po rritet… mezi po presim të të takojmë”, ka shkruar Graniti krahas fotos, pa bërë të ditur gjininë e fëmijës.