Sport 3 Dhjetor 2022, 09:39

Granit Xhaka revolton mediat serbe: Provokator i madh, ofendoi futbollistët e Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti
Granit Xhaka revolton mediat serbe: Provokator i madh, ofendoi futbollistët

Pas eliminimit nga Botërori, mediat serbe kanë shkruar për Granit Xhakën dhe reagimin e tij pas provokimeve të shumta nga futbollistët e Serbisë.

Ata shkruajnë se Xhaka u soll në mënyrë të turpshme dhe se ka provokuar futbollistët e Serbisë.

“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”, ka shkruar Veçerenje Novosti.

“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”, ka shkruar Kurir.rs.

“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”, shkruan alo.rs.

Dy futbollistët me origjinë shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin në shënjestër të tifozërisë serbe dhe jo vetëm, por ia dolën të menaxhojnë mirë situatën dhe të nxjerrin jashtë Botërorit Serbinë.

Sport Granit Xhaka Mediat serbe