Politike 9 Tetor 2019, 20:08

“Gratë” e Ramës nuk ndalen pas letrës drejtuar qeverisë holandeze për negociatat, rishtarja Margariti: Do bëjm

Shkruar nga Pamfleti
“Gratë” e Ramës nuk ndalen pas letrës drejtuar

Bundestagu gjerman edhe pse e shoqëroi “PO”-në e tij me 9 kushte të cilat vendi do të ketë kohë 6 muaj për t’i plotësuar ishte një hap pozitiv për Shqipërinë. Gjithashtu kanë qenë të shumta vendet që kanë dhënë aprovimin e tyre për ne dhe për Maqedoninë e Veriut, por rezistenca e Francës dhe Holandës vijon ende.

Dhjetë ditë para se Shqipëria të marrë vendimin për çeljen ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian, qeveria shqiptare ka bërë një akt që në fakt i shkon përshtat staturës qeverisëse të “Rilindjes”, por aspak vlerave tona si komb dhe dinjitetit tonë kombëtar në raport me unionin ku duam të aderojmë.

Tirana zyrtare i drejtoi një letër qeverisë holandeze, letër e cila mbante firmën e grave ministre të qeverisë sonë, të cilat theksojnë me krenari faktin që vetëm përpara pak ditësh, OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor.

Gratë ministre të cilat i dërguan letër parlamentit holandez për t’i kërkuar të mos bllokojnë procesin e integrimit, duket se janë të vendosura të mos ndalen me kaq. Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila është  një nga 8 ministret që ka firmosur letrën, thotë se mund të ndërmerren edhe hapa të tjerë të cilët do gjykohen si të vlefshëm për këtë proces.

Ne gratë kemi fuqinë të qëndrojmë bashkë dhe të tregojmë modelin e ri të  Shqipërisë energjike që beson te forca e gruas kështu që do hap që gjykojmë sit ë vlefshëm do ta ndërmarrim”, tha Margariti

Politike