Greqi, ishte në kërkim për trafikim kanabisi, arrestohet 28-vjeçari

-Lexo edhe:

Një shqiptar 28-vjeçar është arrestuar nga policia vendase në në Crystalopigi në Florina, pasi kërkohej ndërkombëtarisht që nga viti 2017.

Urdhëri i arrestimit ishte dhënë nga Gjykata Penale e Tiranës për trafikimin e më shumë se 700 kg drogë. Pas shumë tentativash policia nuk kishte arritur ta kapte.

Droga ishte gjetur në një pikë kontrolli në qershor 2017 në Stacionin Kufitar Durrës në një kamion të destinuar për Italinë. I arrestuari do t’i referohet Prokurorit të Apelit të Maqedonisë Perëndimore.

Next Post

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale.

Te fundit