Aktualitet11 Maj 2018, 15:08

Greqia merr vendimin e rëndësishëm për çdo emigrant shqiptar! Një ndryshim rrënjësor për të gjithë

Shkruar nga Pamfleti
Greqia merr vendimin e rëndësishëm për çdo emigrant

Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen në Greqi ka miratuar me shumicë votash një projektligj të paraqitur nga Ministria e Jashtme e shtetit helen, mbi Memorandumin e Bashkëpunimit mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ky vendim i hap rrugë mbështetjes së Shqipërisë nga Greqia, në rrugën e integrimit europian, në një kohë kur vendi ynë pret hapjen e negociatave në muajin qershor.

Pro Memorandumit të bashkëpunimit kanë votuar partitë e koalicionit qeveritar, Syriza dhe Grekët e Pavarur, si dhe partia opozitare Potami, ndërsa Demokracia e Re, PASOK dhe Unioni i Qendrës kanë shprehur rezerva në lidhje me këtë Memorandum.

Ashtu siç pritej, tërësisht kundër këtij Memorandumi bashkëpunimi ka votuar partia Agimi i Artë, e cila njihet për gjuhën e urrejtjes ndaj Shqipërisë.

Me votimin në Komisionin parlamentar, tashmë projektligji do të kalojë për votim në Parlament, në ditën e ardhshme.

Aktualitet