Grezda tregon mbledhjen me Panuccin / Ismajli: Më kanë pritur shumë mirë!

Dëmtohet Grezda në stërvitje , Panuci ka "asin nën mëngë "

Eros Grezda dhe Ardian Ismajli ishin dy lojtarët e përzgjedhur nga kombëtarja e Shqipërisë për të folur pas humbjes me Skocinë me rezultatin 0-4. Sulmuesi i Rangers tregoi dhe mbledhjen që zhvilluan me trajnerin Christian Panucci. 

“Jemi në situatë shumë të vështirë. Nuk jemi në krizë, por mënyra e vetme që të kalojmë këtë është të jemi të bashkuar. Duhet të mbajmë kokën lartë dhe të rregullojmë gabimet që kemi bërë.  Ishte një mbledhje e zakonshme, normalisht pas çdo ndeshje ekipi bën mbledhjet e veta. Edhe po të kishim fituar sërish do kishim diskutuar. Kështu që trajneri na foli për problemet që kishim dje. Kemi edhe një takim tjetër, kështu që duhet të mbajmë motivimin lart”. 

Ismajli nuk përjetoi një debutim ëndrrash, pasi në ndeshjen e parë me Shqipërinë pësoi një humbje 0-4. Ai mendon se ekipi duhet të vazhdojë të luajë mirë. “Erdhi koha ime për debutim, të ndihmoj skuadrën, të futem para. Emocionet kanë qenë të mëdhaja, por në momentin që u futa në lojë kanë qenë më të mëdha. E kam pritur këtë debtim, pavarësisht humbjes. Më kanë pritur shumë mirë, ambienti është shumë i mirë, lojtarët më kanë afruar, kemi marrëdhënie të mira. Besoj se çdo gjë do shkojë në rregull”.

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti