Sport 1 Prill 2018, 07:59

Griezman nuk e do Junajtid, preferon të luajë me Mesin te Barcelona

Shkruar nga Pamfleti
Griezman nuk e do Junajtid, preferon të luajë me Mesin te Barcelona

Griezman nuk e do Junajtid, preferon të luajë me Mesin te Barcelona

E përditshmja prestigjioze britanike “The Sun”, njofton se sulmuesi francez Antuan Griezman nuk dëshiron kalimin në Premier League te Mancester Junajtid, përkundrazi, ai dëshiron të mbetet në La Liga spanjolle, por me kalimin nga Madridi në Katalonjë, pra të bëhet pjesë e Barcelonës. Madje sipas medias angleze, Griezman ka rënë dakord që të kalojë në radhët e Barcës për 100 mln euro, pasi dëshiron të luajë me Lionel Mesin e lojtarët e tjerë yje të skuadrës katalanase.

Në fakt, trajneri Hoze Murinjo e ka pasur Griezmanin në top-pritoritetet e tij, madje duke i premtuar edhe rol titullari në skuadër, por ylli i kombëtares franceze ka vendosur të qëndrojë në kampionatin spanjoll dhe ka shprehur dëshirën që të bëhet shok skuadra me yllin argjentinas Lionel Mesi. Mbetet të shihet në merkaton e verës nëse Barcelona dhe Atletiko e Madridit do të merren vesh midis tyre për yllin francez. /Pamfleti Sport

 

Sport