Sport20 Shtator 2019, 10:01

Griezmann fajtor, zbulohen mesazhet që i japin të drejtë Atleticos

Shkruar nga Pamfleti
Griezmann fajtor, zbulohen mesazhet që i japin të drejtë

Antoine Griezmann dhe Barcelona janë kokë e këmbë fajtorë në marrëveshjen e tyre, që e kanë realizuar që në muajin mars, kohë kur sulmuesi francez ishte nën kontratë me Atletico Madrid dhe klauzola e largimit të tij në atë moment ishte 200 mln euro.

“El Mundo” ka arritur të marrë të gjithë mesazhet që janë shkëmbyer mes Griezmann dhe një përfaqësuesi të klubit katalanas. Janë një seri me e-maile, që tregojnë të gjithë përfitimet ekonomike të futbollistit dhe bonuset e përcaktuara.

Futbollisti ka preferuar të negociojë vetë me përfaqësuesin e Barcelonës, duke ndërmjetësuar babanë dhe motrën e tij, duke nxjerr jashtë lojë agjentin Inaki Ibanez. Kjo për qëllimin që agjenti të mos përfitojë komisione dhe të gjitha komisionet i ka marrë vetë Griezmann, për këtë agjenti ka hapur një gjyq ndaj tij. Këstin e parë e babai i tij Allan, më pas ka qenë motra Maud dhe në një rast tjetër paratë i ka marrë avokati i tij, Sevan Karian.

Kësti i katërt dhe i fundit, me vlerë 7 milionë euro është marrë nga vetë Griezmann, i cili ka arkëtuar plot 14 milionë euro nga kjo parakontratë, që i siguroi kalimin e tij tek Barcelona për 120 mln euro,duke qenë se klauzola zbriste në këtë vlerë në pas 1 korrikut.

Për më tepër që i gjithë ky proces negocimi është kryer në një fazë tepër delikatë për Atletico Madrid, që korrespondon me dy ndeshjet ndaj Juventusit në Champions League dhe në sfidën e tyre direkte me Barcelonën, që përcaktoi rrugëtimin për fitimin e titullit kampion në Spanjë.

Të gjitha këto e-mail i disponon edhe klubi i Atletico Madrid, që ka hapur një proces gjyqësor ku kërkon që Barcelona të paguajë 200 mln euro për kartonin e Griezmann, duke qenë se negocimi është kryer në muajin mars (pa lejen e klubit), kohë kur klauzola kishte vlerë 200 mln euro.

Sport Atletico Madrid Barcelona