Sport14 Gusht 2019, 22:57

Griezmann i harron të gjitha, do të flasë me kafshët!

Shkruar nga Pamfleti
Griezmann i harron të gjitha, do të flasë me kafshët!

Antuan Grizman thyen rekord në pyetësorin për 90 sekonda dhe u përgjigjet disa pyetjeve pikante nga tifozët e Barcelonës. Francezi zgjedh Pujolin si lojtarin më të pëlqyer nga katalanasit, por tregon se është gjumash dhe i pëlqen të zgjohet në orën 12. Kampioni i botës me Francën tregon dëshirën e madhe për të folur me kafshët.

Kush ishte idhulli yt i fëmijërisë?

Devid Bekham.

E keni menduar si do ta festoni golin zyrtar me Barcelonën apo do të bëni diçka të momentit?

Po, po e kam menduar.

Cili është grupi apo këngëtari juaj i preferuar?

Karol G.

Keni arritur të plotësoni ndonjëherë ngjyrat e kubit?

Jo, kurrë!

Kush është legjenda e preferuar nga Barcelona?

Karles Pujol.

Ju pëlqen muzika Rap?

Po.

Nëse do ta nisnit edhe një herë nga e para karrierën tuaj si futbollist, çfarë roli do të provonit?

Doja të luaja si portier.

Preferoni më shumë tre gola në një ndeshje apo gol në minutën e fundit?

Më mirë tre gola në një ndeshje.

Cili është DJ juaj i preferuar?

DJ Snake.

Do të dinit sa më shumë gjuhë apo të flisnit me kafshët?

Të flisja me kafshët.

Kush ka modelin më të bukur të flokëve nga Barcelona?

Unë. (Qesh).

Keni ndonjë kafshë në shtëpi?

Po. Kam dy qen të vegjël.

Do t’ju pëlqente të kishit një markë tënden për rroba?

Po.

Cili është rrjeti social që përdorni më shumë?

“Instagrami”.

Sport Antonie Griezmann Barcelona