Sport21 Korrik 2019, 21:20

Griezmann tregon largimin nga Atletico, fjalë të mëdha për ish ekipin e tij

Shkruar nga Pamfleti
Griezmann tregon largimin nga Atletico, fjalë të mëdha për

Antuan Grizman ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle “MARCA”, ku ka folur mbi ditët e para si lojtar i Barcelonës. Francezi ka shpjeguar se u mundua të largohej pa polemika nga Atletiko, por situata doli jashtë kontrolli.

Si po ndiheni në këto ditë të parë si lojtari i Barcelonës?

“Mirë, shumë mirë. Isha me pushime, por finalizimi i transferimit më stresoi shumë. Doja të vija sa më shpejt këtu. Shokët e ekipit më kanë pritur mirë, lojtarë, staf, doktorë etj. Po e shijoj këtë moment”

LARGIMI NGA ATLETIKO – “Nuk doja të largohesha me kaq polemika. U mundova t’i bëja gjërat siç duheshin me sa më pak zhurmë. Ishte një largim i dhimbshëm, siç ndodhi dhe me Real Sociedadin. Ato dy ekipe do t’i kem gjithmonë në zemër. Atletiko po ndërton një skuadër shumë të fortë dhe më një trajneri si Simeone ato do luftojnë deri në fund, është  e sigurt se do t’i hapin punë kujtdo. “El Cholo” (Simeone) ka bërë gjëra të pabesueshme me atë skuadër, i ka çuar në një nivel që s’do ia priste mendja.

Sport Atletico Madrid Barcelona