Aktualitet27 Gusht 2018, 14:41

Gruaja vdes nga kanceri, miqtë e ngushtë i adoptojnë 6 fëmijët

Shkruar nga Pamfleti

Në Shtetet e Bashkuara një akt dashurie e miqësie ka tërhequr vëmendjen e medias. Beth Laitkep e dinte se mund të mbështetej tek mikeshat e saj, Stephanie e Donnie në lidhje me adoptimin e fëmijëve të saj pasi ajo të largohej.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Pas një bisede serioze, mjekët i komunikuan asaj se kanceri që kishte në trup nuk kishte mundësi për t’u trajtuar. Më pas ajo foli me miken e saj Stephanin, të cilës i bëri kërkesën, pasi foli edhe me të shoqin kjo e fundit pranoi të adoptonte fëmijët.
Stephanie kërkoi ta ngushëllonte: “ I thashë se i doja fëmijët, e di që nuk do ti doja kurrë si ajo,por do të bëja më të mirën time.”

 

Sapo vdiq Beth, çifti adoptoi fëmijët e saj përkatësisht nga 2 deri në 15 vjeç.
Çifti për momentin ka kujdestarinë e përkohëshme të tyre dhe është një pritje të seancës dëgjimore e cila do të vendosë mbi kujdestarinë definitive të fëmijëve. Kur historia u bë publike u krijua edhe një faqe per të mbledhur të ardhura, deri më tani janë mbledhur rreth 79 mijë dollarë, ndërsa objektivi është që të arrihet shifra e 100 mijë dollarëve.

Histori