Aktualitet 2 Dhjetor 2018, 12:51

Grup “ferri” për Shqipërinë, Kosova ka më shumë fat!

Shkruar nga Pamfleti
Grup “ferri” për Shqipërinë, Kosova ka më

Trajneri Christian Panucci dhe presidenti Armand Duka e kanë pritur me ankth të madh shortin për kualifikueset e Europianit 2020. Shorti u hodh në Dublin të Irlandës, prej orës 12:00, aty ku Shqipëria dhe Kosova mësuan kundërshtarët e tyre të radhës. Pas dështimit në UEFA Nations League pritet që skuadra të reagojë në kualifikueset e Europianit. 

Sfidat që nuk lejohen janë Kosovë-Serbi, apo Kosovë-Bosnje Hercegovinë. Gjithashtu nuk lejohen as Spanjë-Gjibraltar, Azerbajxhan-Armeni dhe Ukrainë-Rusi (këto dy çifte janë një vazo dhe nuk ka shanse të përballen gjithsesi). Në total janë 10 grupe që dolën nga 6 vazot e ekipeve të renditura. Dy vendet e para kualifikohen direkt për në finalet e turneut. Shqipëria ndodhet në grupin H me kundërshtarë si Franca, Islanda, Turqia, Moldavia dhe Andora. Praktikisht një grup shumë i vështirë!

GRUPI A: Angli, Çeki, Bullgari, Mali i Zi, Kosovë.

GRUPI B: Portugali, Ukrainë, Serbi, Lituani, Luksemburg.

GRUPI C: Holandë, Gjermani, Irlandë e Veriut, Estoni, Bjellorusi.

GRUPI D: Zvicër, Danimarkë, Irlandë, Gjeorgji, Gjibraltar.

GRUPI E: Kroaci, Uells, Sllovaki, Hungari, Azerbajxhan

GRUPI F: Spanjë, Suedi, Norvegji, Rumani, Ishujt Faroe, Malta.

GRUPI G: Poloni, Austri, Izrael, Slloveni, Maqedoni, Letoni

GRUPI H: Francë, Islandë, Turqi, Shqipëri, Moldavi, Andorrë.

GRUPI I: Belgjikë, Rusi, Skoci, Qipro, Kazakistan, San Marino.

GRUPI J: Itali, Bosnje-Hercegovinë, Finlandë, Greqi, Armeni, Litenshtejn.

Kryesore grupi Kosova Shqipëria