Aktualitet 6 Dhjetor 2018, 11:06

Grupe ferri dhe derbi të zjarrtë, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

Shkruar nga Pamfleti

Janë hedhur sot shortet për kualifikueset e Europianit për moshat U-17 dhe U-19. Kampionati europian i U-19 do të luhet në vitin 2019-20. Shorti u hodh në Nion të Zvicrës për U-17, gjithsej janë 13 grupe me nga 4 skuadra secili. Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre. 

Ekipi shqiptar do të ketë kundërshtarë mjaft të vështirë, pasi do të luajë kundër Portugalisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, praktikisht shumë pak shanse për kualifikim. Kosova ka qenë dhe më e pafat, pasi ka gjetur kundërshtarë si Holanda, Sllovenia, Uellsi dhe mbyllin grupin “dardanët”. Shqipëri garonj në grupin 8, ndërsa Kosova në grupin 12. Kualifikueset e këtij kampionati do të zhvillohen në Estoni. 

Shorti i plotë i U-17:


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në të njëjtën kohë është hedhur dhe shorti i Shqipërisë U-19. Sërish goglat nuk kanë qenë shumë dashamirëse, pasi Shqipëria ndodhet në grupin 4 kundër Greqisë, Belgjikës dhe Islandës. Kosova ndodhet në grupin 5 kundër Rusisë, Polonisë dhe Uellsit. Praktikisht dy përballje “inatesh”, Shqipëria kundër Greqisë dhe Kosova kundër Rusisë. 

Kryesore eliminatoret Kosova Shqipëria