Politike15 Tetor 2019, 11:28

Grupi demokrat nuk gjen qetësi/ Korab Lita: Rudina Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i grupit!

Shkruar nga Pamfleti
Grupi demokrat nuk gjen qetësi/ Korab Lita: Rudina Hajdari ka

Grupi demokrat nuk gjen qetësi/ Korab Lita: Rudina Hajdari ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i grupit!

Kryetari i ri i grupit demokrat në Parlament, Korab Lita thotë se Rudina Hajdari ka deklaruar verbalisht dorëheqjen e saj. Sipas Litës, Hajdarit i është kërkuar të largohet si kryetare pasi ka zhgënjyer besimin e deputetëve pjesëtare të këtij grupimi parlamentar.

Pas zhurmës së djeshme ku u përfol se Rudina Hajdari nuk do të jetë më kryetarja e grupit demokrat,  duket se demokratët nuk po gjejnë qetësi.

Në datën 10 tetor 2019 është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar ku është diskutuar edhe për funksionimin e grupit parlamentar, ku pasi janë bërë prezente të gjitha problemet, i është kërkuar zonjës Hajdari që të tërhiqet nga drejtimi i grupit dhe të vazhdojë me detyrat e tjera të rëndësishme. Pas bërjes prezente të shpërdorimit të betimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe ligjor, zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj. Pas këtij momenti, grupi kaloi në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të tij.”, deklaroi ai.

Fillimisht kjo lëvizje u hodh  poshtë nga deputeti Halit Valteri , i cili tha se  nuk është e vërtetë dhe gjithçka do të sqarohet ditën e enjte.

Mirëpo përveç kësaj Valteri tha për mediat se madje grupi demokrat do të zgjerohet ditën e enjte me një deputet të ri, i cili do të firmosë shkresën për t’u bërë pjesë e grupit të tyre.

Menjëherë pasi deklaroi këtë, një deputet i ri i Kuvendit firmosi shkresën për tu bërë pjesë e grupit parlamentar demokrat.

Politike