Sport 4 Gusht 2019, 09:40

Guardiola e tepron: Topi i artë nuk funksionon!

Shkruar nga Pamfleti
Guardiola e tepron: Topi i artë nuk funksionon!

Pep Guardiola përballet me kampionët e Europës, por nuk ndjen zili për Jyrgen Klop, pasi preferon të konfirmohet në fronin e Anglisë, aty ku sezonin e fundit u ngjit me lumë pikësh e golash.

“Champions League është tmerrësisht i vështirë për t’u fituar. Unë dua sukses për gjatë gjithë sezonit, nuk dua të luaj kumar, duke shkuar në kazino dhe duke vendosur gjithë paratë te 7 ndeshjet e fundit në Champions.

“Ajo që më vjen keq është se lojtarët e mi nuk vlerësohen për këtë tituj. Kemi fituar 4 kampionate në 8 vitet e fundit, por asnjë lojtar nuk ka fituar çmim. De Brujne ka qenë madhështor sezonin e para dy viteve, por u vlerësua më shumë Salah, ndërsa për Topin e Artë asnjë lojtar i yni nuk ka qenë në garë, edhe pse Bernardo Silva sezonin e fundit ishte magjik dhe fitoi edhe Nations League. Nuk është e drejtë, sepse kështu vlerësohen vetëm ato 7 ndeshjet e fundit në Champions, harrohet çfarë ka ndodhur gjatë gjithë sezonit”

Sport Manchester City Pep Guardiola