Sport21 Prill 2019, 15:44

Guardiola i habit të gjithë, ndryshon filozofinë e tij si trajner

Shkruar nga Pamfleti
Guardiola i habit të gjithë, ndryshon filozofinë e tij si trajner

Manchester City kaloi të shtunën një pengesë të vështirë drejt titullit, duke mundur 1-0 Tottenham, pikërisht skuadrën që e eliminoi nga Europa. Trajneri Pep Guardiola ka folur pas fitores minimale dhe ka dalë hapur duke thënë se mendon vetëm të fitojë ndeshjet dhe jo të bëjë lojë të bukur.

“Nuk ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë, por rëndësi kishin 3 pikët dhe rikthimi në krye të renditjes në Premier. Kemi arritur deri më tani 86 pikë dhe pas asaj që realizuam vjet nuk ishte e lehtë që të përsëritnim të njëjtën gjë edhe këtë sezon, por po ia dalim mbanë.

“Në këtë moment të sezonit, kur duelon me një ekip tjetër për titull, rëndësi kanë pikët, pasi ato të nxjerrin kampion. Kemi edhe 4 ndeshje për të zhvilluar, ndaj na duhen 12 pikë të plota për të qenë sërish kampionë.. Lojtarët e dinë këtë gjë”, u shpreh Guardiola.

Sport