Rinovimi i Pep Guardiolës është shoqëruar me një prapaskenë të bujshme, që në verë pritet të trondisë merkaton e futbollit. Tekniku spanjoll firmosi deri në vitin 2023 me Mançester Sitin, duke marrë garancinë nga klubi se do të bëjë gjithçka për të transferuar Lionel Mesin.
Ditët e fundit në Angli dhe Spanjë kanë raportuar se një nga kushtet kryesore që 6 herë fituesi i Topit të Artë kishte për t’u transferuar në “Etihad” ishte qëndrimi i Pep Guardiolës.
Sipas “The Sun” operacioni për transferimin e Messit që në muajin janar do të thotë 55-60 milionë euro në arkat e klubit spanjoll. Një frymëmarrje ekonomike për spanjollët, për të rimbushur arkën të dëmtuar nga koronavirusi.