Aktualitet16 Gusht 2019, 13:30

Habit ‘Mamuthi i korrupsionit’ Anastas Angjeli: Jam në konflikt interesi

Shkruar nga Pamfleti
Habit ‘Mamuthi i korrupsionit’ Anastas Angjeli: Jam në konflikt

Habit ‘Mamuthi i korrupsionit’ Anastas Angjeli: Jam në konflikt interesi

Deputeti socialist që kërkon të marrë drejtimin e KLSH deklaratë qesharake për të mbuluar vjedhjen e parave dhe pasurive publike nga banda në pushtet, falsiteti i Edi Ramë me luftën kundër korrupsionit

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, i cilësuar nga vetë politikanët si ‘mamuthi i korrupsionit’ në Shqipëri, për shkak të privatizimeve të dyshimta që u bëri aseteve shtetërore gjatë qeverisjes ‘Nano’, ka firmosur një deklaratë, teksa e thotë se është në konflikt interesi me shqyrtimin e një projektligji. Në deklaratën e dorëzuar në Kuvend, Angjeli thotë se është në konflikt interesi me shqyrtimin e projektligjit për Akademinë e Shkencave. Ky ligj i miratua disa javë më parë nga Kuvendi, por u kthyer mbrapsht si i paligjshëm nga Presidenti Ilir Meta, i njohur si ‘mamuthi’ më i madh i korrupsionit në Ballkan. Këtë deklaratë Angjeli e ka firmosur në zbatim të Kodit të Sjelljes së Deputetëve, të cilët duhet të deklarojnë rastet e konfliktit të interesi. Më parë, deklarata të tilla kanë firmosur edhe deputetë Fatmir Xhafaj dhe Vasilika Hysi. Kodi i sjelljes u miratua nga Kuvendi pas presionit të fortë të Brukselit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit në Shqipëri.

Megjithatë, miratimi dhe zbatimi i kodit të sjelljes së deputetëve nuk ka sjellë asnjë përmirësim në kufizimin e korrupsionit në Shqipëri. Sipas raporteve ndërkombëtare qeveria e Edi Ramës dhe ‘piranjat’ rreth saj janë të korruptuara në çdo qelizë. Paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe pasuritë publike vijon të ndahen si më parë nga banda në pushtet dhe lukunia e sekserëve pranë saj. Sa herë ndryshohen ligjet dhe forcohet Kodi Penal kundër vjedhjes, banda në pushtet gjen me shpejtësi hapësira të reja për të vijuar vjedhjen me ligje. Sado që SHBA-BE kërkojnë me forcë çdo vit ndryshimin e ligjeve, paratë dhe pasuritë publike vidhen nga të njëjta duart. Kështu, deputetë e Kuvendit të Shqipërisë vijojnë grabitjen e parave dhe pasurive publike, me anë të kompanive që i kanë kaluar në emër të fëmijëve, bashkëshorteve, vëllezërve, nipave, kunetërve, shokëve etj.

Në këtë kuadër, deklarata të tilla për konflikt interesi si kjo e ‘mamuthit’ Angjeli janë thjeshtë një makijazh i bandës në pushtet mbi problemin kryesor që kanë sot shqiptarët, që arsyje vjedhja e pasurive publike nga e njëjta kastë. Në vend të këtyre deklaratave, Anastas Angjeli do të bënte mirë t’u shpjegonte shqiptarëve se në çfarë mënyre i ka krijuar pasuritë nga Tirana në SHBA dhe llogaritë e majme bankare. Konkretisht, me çfarë e ka blerë apartamentin 330 mijë USD në Boston të SHBA-s, vilën në Sarandë, apartamentet në Tiranë dhe makinën 50 mijë euro? Përgjigjen do ta japë Edi Rama, i cili kërkon të bëjë Angjelin kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një ‘mamuth’ korrupsioni në krye të KLSH, institucionit kryesor që duhet të zbulojë dhe denoncojë vjedhjet e qeverisë. Rama deri më tani ka rrëzuar tre kandidatë për KLSH, vetëm për të emëruar më vonë Angjelin./Pamfleti/

Deklarata e konfliktit të interesit të deputetit Anastas Angjeli: Anastasangjelidek2019

Kryesore Habit ‘Mamuthi i korrupsionit’ Anastas Angjeli: Jam në konflikt interesi