Aktualitet16 Tetor 2019, 18:23

Hahn në konferencë e përbashkët me Zaev: Duhet të kemi parasysh përpjekjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë, shpresoj për f

Shkruar nga Pamfleti
Hahn në konferencë e përbashkët me Zaev: Duhet të kemi

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët me kryeministri Zoran Zaev në Bruksel theksoi se Maqedonia e Veriut ka kaluar një rrugë të gjatë drejt integrimit. Ai shtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një jetë më të mirë dhe për këtë, duhen që BE të hapë menjëherë negociatat.

Gjithashtu Johannes Hahn u ndal edhe tek Shqipëria, ndërsa shtoi se do të kërkojë që të dyja vendet të marrin një përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës.

Ne si evropian duhet t’i kemi në konsideratë këto përpjekje. Bëhet fjalë për sinjal të qartë për përpjekje për perspektivat e vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kjo pritet pas gjitha masave të ndërmarra nga të dy vendet. Ka shumë fjalime se Evropa duhet të ketë rol në nivel botëror, por nëse këtë nuk mund ta bëjmë në oborrin tonë do të humbim kredibilitetin ta bëjmë këtë jashtë. Mund të kërkoj nga liderët tanë të japin dritë jeshile. Shpresoj të festojmë të premten”, tha Hahn.

Aktualitet