Hair Zeqiri tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 29-vjecare, njihuni me arsyen e këtij vendimi

Hair Zeqiri tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 29-vjecare, njihuni me arsyen e këtij vendimi

Në Vlorë ka pasur vazhdimisht talente futbolli, edhe pse vitet e arta të Flamurtarit vështirë se përsëriten në një periudhë afatshkurtër. Sot erdhi dhe një lajm surprizë nga qyteti bregdetar. Futbollisti i njohur, Hair Zeqiri, vendosi të varë këpucët në gozhdë në moshën 29-vjeçare. I ftuar në “Zona Gol”, mesfushori vlonjat deklaroi se nuk gjen më motiv për ta vijuar karrierën.

 “Ajo që më bëri të mendoj apo të shoh pozicionin tim është motivi. Edhe pse jam në një moshë të re nuk gjej motivimin që kam pasur kur nisa futbollin. Atë që bën duhet ta kesh pasion dhe ta bësh me dashuri, Pas shumë reflektimesh vendosa ta lë futbollin e të marr drejtime ët tjera.

Mbrojtësi që ka luajtur me disa skuadra, brenda e jashtë vendit, e sheh të ardhmen tij në botën sërish në botën e futbollit, ndoshta si menaxher apo drejtues, por jo si trajner. “Duhet të qëndrojmë në botën e futbollit, por nuk jam shumë i qartë, edhe pse e kam një ide.

Nuk kam dëshirë të jem trajner, por ndoshta menaxher i ndonjë ekipi ose drejtues. Shpresoj të jem në këtë vorbull”, tha Zeqiri. Theksojmë se mosha e futbollistëve që lënë tani futbollin është rritur ndjshëm, kështu që mosha 29-vjecare që ka Zeiqir dhe tërheqja në këtë moshë duket e papritur. /Pamfleti Sport

 

 

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti