Politike19 Qershor 2019, 09:20

Hajdari “shemb” Bashën e PD pas zjarrit në KZAZ e Shkodrës: Dhunë anti-shqiptare, dhuroj rrogën për riparimin

Shkruar nga Pamfleti
Hajdari “shemb” Bashën e PD pas zjarrit në KZAZ e

Kryetarja e grupit parlamentar të PD-së në parlament Rudina Hajdari ka bërë së fundi një reagim shumë të fortë pas sulmeve të KZAZve në gjithë vendin, ku mbi të gjitha ka theksuar zjarrvënien në shkollën ku ndodhej KZAZja e Shkodrës. Gjesti i lartë i Hajdarit është se ajo do të dhurojë pagën e saj mujore shkollës për riparimin e dëmeve.

Hajdari i del kundër kësaj politike duke e quajtur dhunë antishqiptare. Ajo ka sulmuar drejtpërdrejt qasjen politike të PD duke thënë se partia po funksionon me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”.

Statusi i plotë i Rudina Hajdarit:

Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”

Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.

Me respekt,

Rudina A. Hajdari

Politike