Hajdarmataj kërkoi burg për Tahirin, skenari i një trafikanti kokainë për të përdorur dosjen e tij si mburojë për të shpëtuar nga prangat duke bërë “viktimën” politike

Hajdarmataj kërkoi burg për Tahirin, skenari i një trafikanti kokainë për të përdorur dosjen e tij si mburojë për të shpëtuar nga prangat duke bërë “viktimën” politike

Besim Hajdarmataj, prokurori i Sali Berishës është treguar më se qesharak ditën e sotme teksa është përballur me Saimir Tahirin, në Gjykatën e Krimeve të rënda.

Pa asnjë provë shtesë, dhe me pretendime të rrëzuara nga e kaluara, Hajdarmataj ka rrëshqitur madje duke bërë atë që është e palejueshme dhe për një njeri të thjeshtë, jo më për një prokuror.

Për më tepër që Hajdamataj ka qënë 18 vite drejtues prokurorie, nga më e thjeshta deri tek Krimet e Rënda.

Teksa ka kërkuar masën e arrestit me burg për ish ministrin e Brendshëm pa pasur asnjë provë, i inkurajuar dhe nga gjyqtarja e çështjes tek Gjykata e Krimeve të Rënda Liliana Baku, ish kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar që Tahiri të mbahet në burg, pasi ai mund të prishë provat.

Madje dhe në tavolinën e tij, duke shkaktuar ilaritet në sallë.

Dhe kur avokati i kërkoi të argumentonte se ku e mbështeste kërkesën e tij për arrestimin e Tahirit, ku i kishte provat e reja që kishte deklaruar, Hajdarmataj pa i lëvizur asnjë muskul në fytyrë, pa u skuqur apo zverdhur deklaroi se ai kishte bindjen për një gjë të tillë se Tahiri është i përfshirë në trafikun e drogës.

Duke deklaruar se do të vertetonin gjithçka, madje dhe se do të priste letër-porosinë tashmë nga Mali i Zi si dhe verifikimin e letër-porosive të blerjes së një skafi nga biznesmeni Liperi që ia kishte dhënë hua  ish Ministrit të Brendshëm.  Por vetëm “do të…”

Teksa sheh dhe dëgjon ato çfarë thotë Besim Hajdarmataj, besimi se do të bëhet drejtësia me këtë lloj takëmi, është zero. Ku dhe për vetë faktin që Hajdarmataj, përpos është një kamikaz partie, është dhe një njeri në hall, ka hall burgu.

Hajdarmataj  është zënë “lak” në trafikun e drogës kokainë nga Kolumbia, kryesisht atë me Abër Kuliçin, pronarin e “Arbër Garden”, në kontenierët e të cilit u kapën dhe sekuestruan mbi 613 kilogramë drogë në portin e Durrësit disa javë më parë dhe që pritet të ekstradohet në Shqipëri nga Gjermania nga dita në ditë.

Hajdarmataj e ka liruar Kuliçin, bashkëpatriotin e tij, në një rast të ngjashëm kohë më parë me 80 kilogramë drogë, duke e mbyllur dosjen dhe duke ia hedhur fajin “prurësit” kolumbian.

Kështu që Besim Hajdarmataj po kërkon të shpëtojë kokën e tij, duke nxjerrë në “tregun” mediatik herë pas here dosjen Tahiri dhe duke bërë shou mediatik përmes kërkesës për arrest, pa pasur asnjë provë jo vetëm shtesë por as provë të qëndrueshme ekzistuese.

Pra po përpiqet të përdorë dosjen “Tahiri” për të krijuar alibi politike për pasojat që mund të ketë në të ardhmen e afërt nga veprimtaria e tij haptazi kriminale, si pjesa e fundme e drejtësisë që doli garant i trafikut kokainës nga Kolumbia.

Për ta cilësuar arrestimin e mundshëm të tij nga drejtësia shqiptare për trafik droge kokainë nga Kolumbia, si një arrestim politik për shkak se kërkonte dërgimin në burg të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për trafik droge. Arsyetim banal i pritshëm i Hajdamatajt.

Pra, prokurori që ka lënë të lirë trafikantin Arbër Çekaj pasi ka kapur mbi 80 kilogramë kokainë në kontenierin e tij, sot ka kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda sërish burg pa afat për ish- Tahirin.

Një kërkesë e re, pa paraqitur asnjë provë të re, bazuar vetëm mbi bisedat e përgjuara të dy trafikantëve, të cilët për ironi të fatit përmendnin Saimir Tahirin kamionist.

Ironia qëndron në faktin se i njëjti prokuror që lë të lirë një trafikant që u kap me drogë në flagrancë, kërkon të arrestojë pa afat ish-ministrin e Brendshëm për të cilin u hodh në publik një përgjim i zbardhur keq dhe që në dosjen Habilaj në Katania as që është përfshirë.

Dhe arriti që të paktën tek gjykatësja Baku të mbrojë rrënjën e fjalës “arrest”, duke e lënë sërish në arrest shtëpiak ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pra Hajdaramataj nuk është duke hetuar Tahirin, s’ka asnjë provë për të, por sa herë që kërcënohet me arrestim vetë Prokurori, e përdor dosjen ndaj ish Ministrit të Brendshëm si një mburojë për të shpëtuar veten nga burgu.

Por dhe për të paraqitur verdiktin e ardhshëm të drejtësisë si një hakmarrje politike. Pavarësisht se Hajdarmataj u shkarkua një javë më parë për shkak të tolerimit të një trafikanti kokaine.

Por përfitimi i tij në këtë rast është se për shkak të kompetencave të reja që ka një prokuror, Hajdarmataj ka ende në dorë dosjen “Tahiri” dhe tani po përpiqet të shpëtojë përmes saj, duke e përdorur atë sa hertë që ndjehet në rrezik.

I ndihmuar dhe nga gjykatësja në këtë rast.

Gjykatësja Baku e pa fare qartë përpëlitjen e Hajdamatajt sot, i cili s’po heton dhe flet si prokuror, as si njeri që ka parë ndonjë provë apo fakt teksa ka mbyllur dosjen “Tahiri”.

U pa qartë nga të gjithë se Besim Hajdarmataj po fliste si një shantazhues ordiner që ka kapur dosjen “Tahiri” dhe e mban atë peng, me shpresë se do t’i shpëtojë drejtësisë duke e përdorur atë për pazar.

Ku rasti i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është një shembull i pastër se si një kurban i politikës, kthehet në peshqesh për një prokuror që duhet të ishte në burg.

I cili mendon se mund të mbulojë kontenierët e kokainës së Kuliçit me prangat që kërkon ti vendosë në duar ish ministrit të Brendshëm.

Një guxim i justifikuar ky i Hajdamatajt, i një njeriu që po sheh dita ditës së si po i afrohet qelia e burgut për trafik kokaine. Qeli, ku mund të gjejë dhe ish shefin e tij Llalla, me pranga në duar./Pamfleti.com

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti