Hante nga pak sallamin e shtrenjtë, shitëses i ndodh gjëma

Hante nga pak sallamin e shtrenjtë, shitëses i ndodh gjëma

Punonjësja e një marketi në Ohio është akuzuar për vjedhje sallami dhe proshute.



Ajo pritet të përballet me burgun, pasi dyshohet se ka konsumuar një proshutë të shtrenjtë me vlerë 9200 dollarë.

Sipas mediave amerikane, gruaja konsumont proshutën e shtrenjtë gjatë orarit të punës, si edhe sallamra të ndryshme.

Veç kësaj, çdo ditë ajo merrte me vete të paktën 5 feta proshute dhe i çonte në shtëpi.

Një zyrtar i policisë konfirmoi se punonjësja e marketit prej 8 vitesh është arrestuar nën akuzën e vjedhjes.

Ende nuk ka detaje me sa muaj burg do dënohet, ndërsa emri i saj nuk është konfirmuar.