Kosova16 Dhjetor 2022, 13:12

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, nga Gjykata Speciale në Hagë me 26 vjet burgim.

Haradinaj ka thënë se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.

Kreu i AAK-së ka shtuar se shpreson që dënimi drakonian të kthehet në pafajësi.

“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër”, ka shkruar ai në Facebook.

“Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shtuar Haradinaj.

Mustafa është dënuar sot nga Specialja nën akuzat se ka kryer krime lufte më 1999 në Kosovë.

Prishtine Gjykata Speciale në Hagë Ramush Haradinaj Salih Mustafa

Kosova