Kosova22 Tetor 2019, 07:51

Haradinaj sulmon Albin Kurtin: Mashtrues, beson në komunizëm

Shkruar nga Pamfleti
Haradinaj sulmon Albin Kurtin: Mashtrues, beson në komunizëm

Haradinaj sulmon Albin Kurtin: Mashtrues, beson në komunizëm

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka qenë i ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjinit ku ka folur gjerësisht për zhvillimet politike në vend, sidomos për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe rezultatet që u prodhuan nga to. Haradinaj ka përmendur disa prej arritjeve të qeverisë së tij, duke përmendur sidomos taksën 100%, ligjin për Trepçën, ligjin për pagat etj.

I pyetur për Albin Kurtin, ai përsëriti qëndrimet e tij por kësaj here duke i mëshuar më fort fjalëve të tij: “Ajo (në të cilën beson Kurti) është komunizëm në ekonomi” – është shprehur Haradinaj duke përqeshur bindjet e kryetarit të Vetëvendosjes.

Më tej, ai po ashtu u shpreh skeptik në lidhje me zbatimin e premtimeve të bëra nga Kurti. Haradinaj po ashtu gjatë kësaj interviste tha se AAK-ja e tij do të mbetej në opozitë, dhe se nuk ishte takuar me kryetarin e Vetëvendosjes për të diskutuar lidhur me një koalicion të mundshëm qeverisës.

“Kam punuar me të sa kam qenë në opozitë. Është mashtrues. Është shembulli i flamurit, i kombëtares. Këto tregojnë diçka. Ky është mashtrim… deri në atë kohë njerëzit (e VV-së) u dokshin keq se nuk e respektojshin flamurin e tash”, theksoi ai.

Kryetari i AAK-së vazhdimisht u lavdërua në lidhje me vendimin e tij për të dhënë dorëheqje, e që e çonte në opozitë PDK-në.

Prishtine