Aktualitet 3 Gusht 2018, 08:16

Hemorragjia cerebrale, zbuloni arsyen pse ndodh dhe vret kaq shumë njerëz

Shkruar nga Pamfleti
Hemorragjia cerebrale, zbuloni arsyen pse ndodh dhe vret kaq shumë

Hemorragjia cerebrale, është vrasësi i vërtetë i trurit dhe kush vuan nga tensioni i lartë, duhet të tregojë shumë kujdes të mos e lërë pas dore terapinë, për shkak se është shkaku i 10% të të gjithë goditjeve cerebrale.

Personat që rrezikojnë nga hemorragjia cerebrale janë ata me tension të lartë, sidomos ata që janë në moshë të re dhe të moshuarit, për shkak të brishtësisë së venave të gjakut. Kur gjaku nuk arrin të shkojë në tru nga një arterie, ndodh iktusi, i cili mund të jetë i vogël ose i madh. Simptomat e një iktusi, janë mpirja e papritur në njërën anë të trupit me humbje të fuqisë në këmbë, krah apo fytyrë, vizion i paqartë në një ose të dy sytë, vështirësi në të folur, humbje ekuilibri, konfuzion mendor, marrje mëndsh.

Duke analizuar shkaqet iktusi ndahet në ishemik apo hemorragjik. Ishemik është ai, nëse vjen nga mbyllja e pjesshme ose totale e një ene shkaktuar nga një tromb, mpiksje gjaku që formohet në tru, ose nga një trombë ose flluskë gazi, që transportohet me rrjedhjen e gjakut. Shumica e vdekjeve nga iktusi ndodh brenda tre ose katër orëve të para. Ndërkohë vetëm 1/4 e pacientëve të mbijetuar shërohen plotësisht. Vdekshmëria pas 30 ditëve të ishemisë ndodh në 20% të rasteve, nga hemorragjitë në 50%.

Shendeti