Showbiz21 Tetor 2019, 18:09

Heq pantallonat në mes të emisionit: Aktori i njohur befason ndjekësit

Shkruar nga Pamfleti

Heq pantallonat në mes të emisionit: Aktori i njohur befason ndjekësit

Alec Baldwin është një nga aktorët më  të spikatur në mbarrë botën. Ai është mjaft aktiv si në daljet publike si dhe me aktivizimet në role të rëndësishme në skena me potencë.

Gjithmonë prezenca e tij në media me deklerata të ndryshme shkakton zhurmë tk ndjekësit dhe jo vetëm.

Së fundmi ishte i ftuar në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, aktori i famshëm Alec Baldwin ka befasuar publikun me gjestin e tij aspak të zakonshëm.

Ndërkohë që po tregonte se kishte humbur peshë, ai iu drejtua spektatorëve:

“Dëshironi të shihni se sa shumë peshë kam humbur? Jeni gati? As pantallonat s’më bëjnë më”- tha aktori, duke lëshuar pantallonat e tij para të gjithëve.

Publiku në sallë është habitur dhe ka nisur të qeshë me të madhe, ndërsa Fallon është ngritur për t’i mbuluar me skaletë të brendshmet e Baldwin.

Aktori është veshur duke vazhduar më pas normalisht me intervistën, ndërsa video e tij po bën xhiron e rrjetit.

codramol
smile

Showbiz Heq pantallonat në mes të emisionit: Aktori i njohur befason ndjekësit