Sport 1 Prill 2018, 08:39

Hernan Krespo: Futbolli më duket i kotë nëse Leo Mesi nuk fiton Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Hernan Krespo: Futbolli më duket i kotë nëse Leo Mesi nuk fiton

Hernan Krespo: Futbolli më duket i kotë nëse Leo Mesi nuk fiton Kupën e Botës

Botërori i Rusisë është shansi i fundit për Lionel Mesin që të arrijë suksesin më të madh të ndonjë futbollisti, Kupën e Botës. Legjendat si Pele dhe Diego Maradona e kanë frymëzuar Brazilin dhe Argjentinën drejt triumfeve në Kupat e Botës në të kaluarën dhe Mesi duhet të bëjë të njëjtën gjë që të mbetet në histori edhe me skuadrën kombëtare.

Hernan Krespo, ish-sulmues argjentinas, beson se Mesi nuk ka çfarë të dëshmojë më dhe se triumfi në Rusi gjatë verës do të ishte më i mirëpritur nga komuniteti më i gjerë sportiv sesa vetë Mesi. Megjithatë, Krespo thotë se futbolli duket krejt i kotë nëse Mesi nuk fiton Botërorin. Ky lojtar sipas Krespos e ka hak një titull botëror, ky lojtar për atë që ka dhënë në fushë këta vite e meriton.

“Për të dhe vendin tim, shpresoj se ai e fiton”, ka thënë Krespo. Ai ka bërë krahasimin me disa lojtarë të mëdhenj që nuk kanë fituar kupë bote por ishin ndër më të mirët e historisë. “Johan Cryufit nuk i është dashur Kupa e Botës për të qenë më i miri në histori. Njëjtë ka ndodh me Di Stefanon. Futbolli ka nevojë që Messi ta fitojë Kupën e Botës”, shtoi ai. /Pamfleti Sport

 

 

Sport