Sport 1 Nëntor 2019, 12:36

Heroi i Liverpoolit flet për triumfin në Champions

Shkruar nga Pamfleti
Heroi i Liverpoolit flet për triumfin në Champions

Ëndrra e djaloshit nga Liverpooli tashmë është realitet. Madje ai hyri në histori si lojtari më i ri duke luajtur dy finale Çhampionsi radhazi si titullar. Ne një intervistë të dhënë për BBC Radio 5, Trent Alexander-Arnold tregon se si po e jeton ëndrrën e tij të fëmijërisë dhe synimet e tij.

“Si fillim duhet të falenderoj trajnerin Klopp. Falë tij jam ky që jam sot. Ai më ka ndihmuar shumë dhe më mëson çdo ditë diçka të re. Unë do ti jem mirënjohës për gjithë jetën time.”- deklaron anglezi. Jurgen Klopp i dha mundësinë adoleshentit për të luajtur me ekipin e parë në tetorin e vitit 2016, kur Liverpool mundte Tottenham-in 2-1 në raundin e katërt të EFL Cup.

“Liverpool për mua është gjithçka. Në “Anfield” ndihem si në shtëpi, prandaj kurrë nuk do ta mendoj largimin nga këtu. Nuk kam turp ta fsheh se një ditë do të më pëlqente të jem unë kapiteni i ekipit. E kam ëndërruar gjithmonë, por nuk është në dorën time.”- mbyll 21-vjeçari i buzëqeshur. Mbrojtësi aktualisht është në kuotën e 99 ndeshjeve me fanellën e Liverpool, dhe ndeshja kundër Aston Villa-s këtë fundjavë do të jetë një ndeshje jubile për të.

Sport