Asnjë gjurmë për Avdjol Dobin, çunakun e Bashkim Ulajt me të cilin përlau 28 milionë euro para publike në bashkëpunim me Gjiknurin, me kompaninë mashtruese DH Albania
Oligarku Bashkim Ulaj, klient i të gjitha qeverive, vijon t’i shpëtojë përballjes me drejtësinë, për mashtrimin e madh me kompaninë fantazmë DH Albania, me të cilën përlau 28 milionë euro nga buxheti i shtetit, në bashkëpunim me Damian Gjiknurin, ndërsa u zbulua teksa po merrte edhe tenderin e radhës, për një segment të unazës së madhe, me vlerë 18 milionë euro. Ulaj e kishte kaluar kompaninë në emër të çunakut anonim Avdjol Dobit, ndërsa po merrte tendera nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH-së dhe OST-së, tre drejtoritë më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, në atë kohë nën patronazhin e Damian Gjiknurit, personazh i dosjes 184, të vjedhjes së votave në Dibër. Ulaj kishte bërë letrat sikur DH Albania ishte dega në Shqipëri e kompanisë Dunwell Haberman në SHBA, mashtrim ky që u zbulua shumë shpejt nga vetë Dunwell Haberman, duke konfirmuar se paratë publike po vidheshin me letra të falsifikuara.
I vetmi që u dënua nga ky skandal ishte çunaku Avdjol Dobi me gjashtë muaj burg. Çunaku është zhdukur pa lënë gjurmë që kur u zbulua mashtrimi. Nuk dihet asgjë për fatin e çunakut, i cili u bë pjesë e një loje të rrezikshme të mafies së tenderave dhe politikës në Shqipëri. Dy janë versionet e mundshme. Sipas versionit të parë, Ulaj dhe Gjiknuri e kanë fshehur Dobin në një vend të sigurt sapo të kalojë afati i shlyerjes së dënimit dhe të harrohet skandali. Dobi mund të shfaqet në një moment të dytë, duke ruajtur një profil të ulët, pasi Ulaj ka çuna të tjerë si dhe një rrjet kompanish satelite, me anë të të cilave merr para publike çdo javë.
Sipas versionit të dytë, Ulaj dhe Gjiknuri mund ta kenë zhdukur përfundimisht Avdjol Dobin, për të ‘fjetur të qetë’ dhe për të mbyllur çdo mundësi që çunaku të bashkëpunojë me SPAK, për të rrëfyer prapaskenat e vjedhjes së 28 milionë eurove në buxhetin e shtetit dhe tentativën për të vjedhur 18 milionë të tjera. Dobi është dëshmitar kyç i një prej aferave të zeza gjatë viteve të fundit, pikërisht në kohën e ngritjes dhe të konsolidimit të drejtësisë së re. Deri më sot, afera është mbyllur me zhdukjen e Dobit, përjashtimin e kompanisë DH Albania me 3 vite nga tendera dhe dënimin e çunakut me vetëm 6 muaj burg. /Pamfleti