Bota27 Shtator 2018, 12:20

Hetoi korrupsionin qeveritar, arrestohen të dyshuarit që vranë gazetarin investigativ në Sllovaki

Shkruar nga Pamfleti
Hetoi korrupsionin qeveritar, arrestohen të dyshuarit që vranë

Hetoi korrupsionin qeveritar, arrestohen të dyshuarit që vranë gazetarin investigativ në Sllovaki

Policia në Sllovaki arrestoi të dyshuarit për vrasjen e një gazetari hulumtues dhe të fejuarës së tij, shtatë muaj më parë.

Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini, tha në një shkrim në Facebook se është i lumtur për lajmin që “policia ka arrestuar të dyshuarit për vrasjen e dy të rinjve të pafajshëm” dhe tha se hetimi është “prioritet” i qeverisë së tij.

 

Jan Kuciak është gjetur i vdekur së bashku me Martina Kusnirovan në shtëpinë e tyre pranë kryeqytetit sllovak, Bratisllavë, në muajin shkurt.

Të dy kanë qenë 27 vjeç.

Autoritetet kanë thënë se besojnë se vrasja ka pasur të bëjë me punën e Kuciakut si gazetar.

Duke cituar burime brenda policisë, ueb-faqja e lajmeve Dennik N raportoi se janë arrestuar tetë persona, përfshirë vrasësin e dyshuar dhe bashkëpunëtorët e dyshuar.

Në mars, kryeministri i atëhershëm i Sllovakisë, Robert Fico, ka dhënë dorëheqje, pas trazirave publike dhe protestave në rrugë si shkak i vrasjes së gazetarit dhe të dashurës së tij./REL

Bota Gazetari investigativ Jan Kuciak