“Hija” e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione të larta. Kush e ka radhën, pas prokurorisë?

“Hija” e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione të larta. Kush e ka radhën, pas prokurorisë?

Shprehja e Edi Ramës: “Nuk keni parë gjë akoma”, vërtetohet në shkatërimin dhe degjenerimin, që “miku” i tij Emiliono Shullazi, po i bënë pushtetit

Presidenti, kryetari kuvendit, kryeministri, ministrat dhe deputetët, të mos bëjnë ligj special “Fusha-Teatri”, për të ndërtuar kulla biznesi, që i ndajnë në “thela” me njëri-tjetrin, por të mblidhen urgjent dhe të hartojnë ligjin “Shullazi”, për t’i dhënë fund këtij turpi, që ka pllakosur shtetin e vendin.

Mund të duket çudi, por për çdo rast të rëndë krize e emergjencash, shtetet hartojnë ligje me emra vullkanesh, epidemishë e tajfunësh, siç është “tajfuni dhe epidemia Shullazi” në Shqipëri, që ka molepsur, ka nxjerr jashtë loje e po vërdallisë drejtësinë, po përdor si “anti-plumb” qeverinë dhe po tall “hallatet” me shtetin.

Tmerri “Shullazi”, nuk ka rënë nga qielli, por është “mbjellë e rritur” ata që kanë pasur e kanë në dorë shtetin, pushtetin, drejtësinë, duke e përdorur si “pushtet” privat, brenda pushtetit kushtetues, për të mbajtur sundimin e për të shtuar pasuritë me krime,  të cilit i kemi ende në pushtet, politikë e biznes, si Berisha, Meta, Mediu, Rama, Basha, Kryemadhi, Doshi, Duka i FSHF, Ahmetaj, Gjiknuri, Fusha, Xhillari, Carapuli, Suli, Abazi e Babasi…

Me fuqinë, lirinë dhe ortakërinë që i kanë dhënë këta, Shullazi po komandon edhe ata, po urdhëron drejtorët e doganave, të tatimeve, shëndetësisë, arsimit, kryepolicët, kryebashkiakët, ministrat, deputetët, kryeminsitrin, kreun e kuvendit dhe Presidentin.

Deri tani, hija e Shullazit, ka shkatërruar 5 institucione e shërbime të rëndësishme publike në Shqpëri, të cilët janë legenosur prej lidhjeve e pazareve të krerëve drejtues, me të, aq sa prokurori, ministri, kryedoganieri, shefi ALUIZNI-t, shefja e Rinasit e deri kryeministri, i plotësojnë çdo kërkesë dhe i raportojnë, se ç’ndodh brenda shtetit! 

Me lidhjet në shtet, ai shkatërroi dhe degjeneroi policinë, e cila kishte frikë të kalonte në principatën “Shullazi”, e maskuaur dhe e blinduar, ndërkohë që arrestimi u bë nga 1000 policë, me urdhër të SHBA!

Hija e Shullazit, degjeneroi hiptekat, të cilat i urdhronte të punonin edhe natën për regjistrimin e pronave të tij, pa verifikuar asnjë letër..

Hija e tij, degjeneroi arsimin e lartë, aq sa caktonte se cilët duhej të ishin rektorë universitete, duke kapur “për veshi” Rektorin Kule, kandidatin Koni dhe ministren Nikolla, të cilët prej 2 vitesh, bëjnë sikur “sëmuren”, sa herë është data e gjyqit.

Hija e tij, degjeneroi gjykatat, të cilat po vijnë vërdallë prej vitesh me gjyqin e tij dhe nuk e zhvillojnë, mbasi gjyqtarët kanë frikë edhe të shkojnë në sallë, duke dhënë dorëheqje!

Hija e tij po degjeneron e shkatërron prokurorinë, duke e katandisur në “ring boksi”, mes prokurorësh që pështyhen, shahen e rrihen me njëri-tjetrin dhe shefat, që të mos caktohen prokurorë të dosjes “Shullazi”.

Shenjat tregojnë, se do degjenorohen dhe institucioen të tjera, ndaj shprehja e Edi Ramës: “Nuk keni parë gjë akoma”, u vërtetua jo vetëm prej tij me koncesionet dhe palaçollëqet që bënë, por edhe krizën shtetërore, që ka krijuar “miku” i tij Emiliono Shullazi…/Pamfleti

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti