Hije skandali, Veneto Banka pa Drejtor të Përgjithshëm prej 1 viti

Hije skandali me Veneto Banka. Drejtori i Përgjithshëm është larguar para një viti dhe nuk është zëvendësuar siç e parashikon Ligji për Funksionimin e Bankave të Nivelit të II-të në Shqipëri. Dhe kjo bëhet me miratimin në heshtje të Bankës së Shqipërisë, por edhe statusit të kësaj sh.a.-je në QKB, e cila varet nga Ministria e Financave.



Jemi mësuar tashmë me realitetin financiar të bankave të nivelit II-të, të drejtuara kryesisht nga menaxherë mediokër të huaj që vijnë në Shqipëri qëndrojnë dy apo tre vjet, zhvasin tregtarët shqiptarë dhe largohen. Pjesë e kësaj skeme përfitimi, bëhen edhe institucionet financiare shqiptare, që për rrethana të ndryshme përfitimi bëhen pjesë e kësaj skeme të pastër korruptive. Dhe kjo edhe për raste punësimi apo karriere të lënë në mes apo për të rifilluar (shumë shpejt Pamfleti do trajtojë një rubrikë të veçantë për punësimin në Bankat e nivelit të II-të në Shqipëri).

Rasti në fjalë që do trajtojmë sot ka të bëj me Veneto Banka, një bankë që është në proces kalimi tek po një bankë tjetër, Intesa SanPaolo Bank, pas katrahurës financiare që shkaktoi qeveria e Matteo Renzit në Itali me bankat “popullore”, ku njëra prej tyre ishte edhe banka në fjalë. Por në Shqipëri nuk kemi edhe aq njohuri të mjaftueshme sa të kuptojmë, që paratë e italianëve janë po njësoj si edhe të shqiptarëve.

Ndaj edhe Banka e Shqipërisë miraton në heshtje “zhdukjen” e Drejtorit të Përgjithshëm të Veneto Banka për arsye që do t’i bëjmë me dije më vonë. Dhe këtë e miraton vetë QKB e Ministrisë së Financave, e cila rregjistron sërish një Shoqëri Aksionere me Këshill Drejtues funksional, me anëtar dhe me aksione të përcaktuara se kush është pronari, por çuditërisht në mungesë të Administratorit që në këtë rast është Drejtori i Përgjithshëm.

Po kush mund të ketë ndërhyrë që të bëhet një shkelje e tillë flagrante? Ne provuam të kontaktojmë me Veneto Banka por askush nuk na u përgjigj në numrin e telefonit të publikuar po nga kjo bankë. Mos duhet të pyesim tek Intesa Sanpaolo Bank. Ndoshta aty por pak më vonë sepse aty kemi vërtet punë të madhe se si funskionon ky proces për bankat e “përkëdhelura” nga Banka e Shqipërisë apo Qeveria Shqiptare.

Banka që vetëm kur i shohim në lajme për skandale financiare e kuptojmë më mirë madhështinë e tyre të rremë, me aktivitete financiare të ndërtuara me paratë e shqiptarëve, punën e palodhur dhe me rrezik të po shqiptarëve që punojnë në këto banka, që drejtohen nga CEO mediokër që vijnë në Shqipëri për dy apo tre vjet karrierë, “zhvasin” paratë e shqiptarëve, bëjnë çtë duan me stafin e punonjësve dhe më pas “zhduken”.

Si rasti në fjalë i Drejtorit të Përgjithshëm i Veneto Banka që për çudi të Bankës së Shqipërisë vazhdon të mbajë një bankë të nivelit të II-të pa Administrator, dhe për skandal të QKB së Ministrisë së Financave rregjistron një subjekt sh.a. pa administrator./Pamfleti/

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.