Kosova29 Dhjetor 2022, 22:14

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka deklaruar se Serbia e ka të drejtën të kërkojë kthimin e një numri të forcave në Kosovë.

Por shton se edhe NATO-ja e ka të drejtën t’i thotë “jo faleminderit”.

“Do të thoja se Rezoluta 1244 qartazi defninon rrethanat në kuadër të të cilave Serbia mund t’i kthejë një numër të caktuar të forcave të saj, është qartë e shkruar dhe Serbia, them unë, sigurisht se e ka të drejtët që ta kërkojë këtë gjë. Por, NATO ka të drejtë të thotë: jo faleminderit”, ka thënë Hill.

Hill po ashtu ka folur edhe për largimin e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës.

“Ajo që duam të shohim është një mënyrë politike për të qetësuar gjithçka, për ta kthyer në një situatë normale. Këto janë sfida të mëdha dhe ndërkohë kemi një krizë”.

“Problemi kur ke krizë është se është gjithnjë e më e vështirë. Mund të ndodhë që në fund të ndodhin ngjarje shumë të papritura dhe kjo zakonisht është e keqe për një krizë, kështu që unë jam shumë i shqetësuar,” tha Hill në Euronews Serbia.

Ai ka shtuar se Kosova duhet të hyjë në një fazë serioze të dialogut me Serbinë, në mënyrë që dy shtetet të ecin përpara.

Prishtine

Kosova