Aktualitet17 Korrik 2019, 07:18

Hiperhidroza ose ndryshe djersitja e tepërt, ja si ta parandaloni

Shkruar nga Pamfleti
Hiperhidroza ose ndryshe djersitja e tepërt, ja si ta parandaloni

Hiperhidroza ose ndryshe djersitja e tepërt, ja si ta parandaloni

Djersitja është një proces natyror i cili ju ndodh shumë njerëzve. Gjithsesi, djersitja e tepërt nuk është normale dhe quhet Hiperhidrozë. Sipas Mayo Clinic, djersitja e tepërt mund të jetë si shkak i ankthit apo ndonjë situate të sikletshme. Në kuptimin e përgjithshëm, hiperhidroza manifestohet nga djersitja e tepërt, që mund të jetë e lokalizuar në një pjesë të caktuar të trupit, zakonisht në pëllëmbë, sqetulla dhe në shputa të këmbëve.

Ky proces i djersitjes ndodhë kur nervat që sinjalizojnë gjëndrat e djersës janë shumë aktive dhe aktivizohen edhe kur nuk është nevoja. Ky problem ka bazë gjenetike dhe shfaqet zakonisht gjatë adoleshencës. Ekziston një formë tjetër e djersitjes, që quhet hiperhidroza sekondare, e cila manifestohet me djersitje në tërë trupin. Kjo gjendje shfaqet si shkak i ndonjë problemi patologjik siç është rasti tek diabetikët, gjatë menopauzës, çrregullimeve me gjëndrat tiroide dhe gjendjet e tjera shëndetësore.

Disa metoda që mund t’i përdorni për të trajtuar djersitjen e tepërt në duar janë aplikimi i disa kremrave që përmbajnë alkool apo ndonjë pecetë që e përthitë djersën. Nëse shkaku i djersitjes së duarve është stresi, atëherë ju mund ta eliminoni këtë problem vetëm duke praktikuar metoda që ju qetësojnë dhe ju largojnë nga mendime stresuese. Nëse keni probleme të vazhdueshme me djersitjen e tepërt, atëherë duhet të konsultoheni me një mjek.

Shendeti