Aktualitet14 Gusht 2018, 18:45

Hipoteza e ekspertit mbi shembjen e urës në Genova

Shkruar nga Pamfleti
Hipoteza e ekspertit mbi shembjen e urës në Genova

Sipas një profesori të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Genovës, problemi themelor i urës ka qenë teknika e përdorur për ndërtimin e saj që në fillim. Sipas tij metoda e përdorur nga inxhinieri që ka ndërtuar urën është e dështuar, dhe  pse është e dështuar u pa në incidentin e sotëm.

“ Ura në Genova ishte vazhdimisht nën rikonstruksion. Ishte e prekur nga probleme të rënda të gërryerjes të lidhura me teknikën e përdorur gjatë ndërtimit të saj. Inxhinieri, i cili ka ndërtuar urën ka përdorur një metodë  që e kishte ideuar vetë.Kjo metodë nuk është përdorur më, dukshëm është e dështuar. Sa i takon vetëtimës nuk mendoj se ka lidhje me çka ndodhi.”

 

Kështu u shpreh në një intervistë radiofonike, Antonio Brencich, profesor i asocuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Genovës.

Aktualitet