Hiqni dorë nga këto veprime, nëse vazhdoni do të shkatërroni veten

Puna është që veprimet dhe mendimet tuaja e ndikojnë jetën tuaj më shumë nga sa e mendoni.
Kështu që është e rëndësishme të ndihmoni veten dhe të ndryshoni disa zakone të cilat ju nervozojnë vazhdimisht si dhe ju heqin qetësinë dhe pozitivitetin.

 

Çdo gjë që mendojmë mund të përceptohet nga truri si e vërtetë.

Jemi përgjegjës për gjërat që bëjmë, kështu që nëse duam të jemi të qetë e të lumtur duhet të heqim dorë nga këto veprime.

Fajsimi i të tjerëve për dështimet tona

Askush nuk mohon episodet negative, traumat e papritura që mund të minojnë gjendjen emocionale si dhe gjendjen mendore. Duke menduar se e gjitha është faji i të tjerëve jo vetëm që gaboni por qendroni i burgosur në të kaluarën.

Mos i përdorni më kurrë këto fraza

  1. Jam i dështuar
  2. Nuk do të punoj kurrë më në jetën time
  3. Të gjitha mua më ndodhin
  4. Nuk kam fat

 

Mos kërko perfeksionin
Jo vetëm sepse askush nuk është perfekt, por edhe sepse koncepti i perfeksionit të çon drejt sjelljeve të gabuara. Në momentin kur dështon perfeksioni është gati për të ngritur akuza drejt teje.