Histerizmi i fotove/ Me rrezikun ka filluar edhe procesi “i vetëngrënies” brenda llojit

Politika shqiptare është përfshirë në histerizmin e publikimin e fotove dhe videove të politikanëve në shoqërinë e personave me precedentë penalë. Çdo ditë ish kryeministri Sali Berisha i mbështetur nga “qytetari dixhital” fut në rreth eksponentë të ndryshëm. Edhe kampi kundërshatar i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Akuza: Taulant Bego/Jaris me bosin e kokaines Maksim Beço te arrestuar nga policia per trafik kokaine ne vitin 2015! Sb

Kundërakuza: O Sali zgjidhe vet me këtë mbështetësin tënd, lëri montazhet se mirë Luli u dogj me babalet. Po aman mos u digj edhe ti sepse ti ke punë me Drejtesinë, nuk do ta hedhësh lehtë: hajt se burri i vjetër.

Akuza: Pjerini vdes per trafikantet

Ata kane para shume!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje dr Bashkngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin qe ndodh ne Fushe Arrez Puke, ne foto ne krahun e majte te Z.Pjerin Ndreu Albert Tuci vellai i kryetarit te bashkise Z. Fran Tuci. I denuar per trafikant, dhe vazhdon i qete punen pasi siq shifet ne foto ka mbrojtjen e vellait dhe te deputetit Nderu. Gjithashtu cdo emrim ne pune behet me urdherin e tij. Ju lutem anonim..”

Kundërakuza: Doktor hajde bejme Veting per darkat por kam frike se do habitet edhe Prishtina jo vetem Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe une e dime qe nuk habitemi se ka edhe bisedat qe ke bere me ato, jo vetem fotografi! Hiq dore nga perndjekjet e njerezve me dreka e darka se ato jane pa protokoll, nuk kane kriter deshmine e penalitetit! Meqe je edhe malsor por qe ke harru rregullat elementare te tavolines, ne shpi te tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh te ftuarit ti!

Një situatë e frikshme, por që mbetet në kuadrin e denoncimit virtual. Që të dyja kampet kanë eksponentë të lidhur me krimin dhe luftojnë për dominimin nuk vë askush në diskutim. Por pse këto “karta” po luhen tani sigurisht që kanë një shpjegim.

Me rrezikun ka filluar edhe procesi “i vetëngrënies ” brenda llojit.  Politikanët kanë qënë dhe për ca kohë do të jenë rreziku i shqiptarëve derisa t’ju jepet lamtumira përgjithmonë.

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti