Sport27 Mars 2018, 19:37

Historia e dhimbshme e Gregorio, ishte më i mirë se Maradona

Shkruar nga Pamfleti

Historia e dhimbshme e Gregorio, ishte më i mirë se Maradona

Villa Fiorito, një lagje në periferinë jugore të Buenos Aires, nuk është vendi më i mirë për të jetuar. Përkundrazi, mund të thuhet se nëse nuk je i detyruar nga faktorë të tjerë, është e këshillueshme të qëndrosh larg nga ajo lagje: rrugë të paasfaltuara, baraka pafund, ku ligjin e bëjë keqbërësit dhe trafikantët e armëve. Nëse ndonjë trim, në fillimin e viteve ’70 do të kishte kurajën të bënte një shëtitje në atë cep të botës të harruar nga zoti, do të kishte mundësinë të shihte një nga fushat e futbollit më e shumë pluhur të planetit, por gjithashtu do të admironte një ekip fëmijësh që në ato vite bëri të flitej për ta në të gjithë kryeqytetin argjentinas.

“Los Cebollitas”, quheshin “qepujkat”, emri të nuk mund të trembte asnjë kundërshtar. Por kjo ka pak rëndësi, ata ishin një ekip që i përkiste akademisë së Argentinos Juniors, një klub që nuk i kushtonte rëndësi paraqitjes. Ai ishte një grup fëmijësh që fliste vetëm në fushën e lojës dhe fusha e lojës fliste vetëm për ta, si në vitin 1973, ku tregohet për një ekip moshash të fitoi 136 ndeshje radhazi dhe u shpall dy herë kampion në turneun U-17 që mbante emrin “Evita Peròn”.

Image result for Villa Fiorito


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Një skuadër, ajo e quajtur “Cebollitas”, e lindur nga ideja e Francisco Cornejo, trajner moshash te Argentinos Juniors, i cili një ditë të bukur vendosi të krijojë një skuadër me fëmijë që jetonin në Villa Fiorito, si një mënyrë për t’i hequr nga rreziqet e rrugës dhe për të provuar t’i jepte një të ardhme më të mirë se ajo, që në mënyrë të pashmangshme, i ofronte lagjja e tyre. Nisi në këtë mënyrë aventura e tij duke parë në rrugë, rrugica dhe lulishte futbollistë të lindur në vitin 1960 dhe duke i bashkuar në një formacion magjik, hapi i parë i “qepujkave” që magjepsën gjithë Argjentinën.

Image result for Francisco Cornejo

Dy “yjet” më të shndritshme të asaj skuadre, që siç thamë i fitonte ndeshjet njëra pas tjetrës, ishin Diego dhe Gregorio, dy fëmijë të vegjël, të imët, të cilët Zoti i ishte dhuruar një talent të jashtëzakonshëm për futbollin: ndoshta një shpërblim për të dalë nga rruga e fatit të keq të ishte për ta lindja në Villa Fiorito. Në të vërtetë, në seleksionimet e para, Cornejo kishte zbuluar vetëm Gregorio, të gjithë në lagje flisnin për të si fëmija fenomenal me topin në këmbë. Nëse “Don Francisco” kishte ndërmend të formonte një ekip me fëmijët e lindur në vitin 1960 në Villa Fiorito, Gregorio nuk mund të mungonte.

Ishte pikërisht ai, Gregorio, i cili i kërkoi trajnerit Cornejo, lejen për të marrë një tjetër lojtar nga lagjja në ekip: “Mund të marrë me vete edhe Diegon? Eshtë shumë i mirë,” – kishte pyetur Gregorio dhe ja tek ka lindur dyshja më madhështore e futbollit të moshave në Argjentinë.

Driblime, finte, gjuajte me klas, dhe gola, jashtëzakonisht shumë gola. Gregorio dhe Diego, Diego dhe Gregorio, gjithmonë bashkë edhe jashtë fushës së lojës, i udhëhoqën “qepujkat” drejt vëmendje së të mëdhenjve të futbolli argjentinas, mes të cilëve u krijua opinioni i përbashkët dhe unanim: ata do të luajnë në nivelet më të larta të futbollit botëror. Por koha do të tregojë se specialistët dhe vëzhguesit do të ishin të saktë vetëm në gjysmë e parashikimit. Kjo sepse Diego është Diego Armando Maradona, për shumë vetë më i madhi i të gjitha kohërave, ndërsa Gregorio është Gregorio Carrizo, një emër si shumë të tretë, praktikisht i panjohur për çdo njeri që nuk jeton në Villa Fiorito.

Image result for Gregorio Carrizo

Megjithatë janë të shumtë ata, të vjetër në moshë, që janë gati të betohen se Carrizo ishte edhe më mi mirë se Maradona, edhe më i aftë se Zoti i Futbollit. Gregorio ka lindur në 21 tetor të vitit 1960, 9 ditë para Diegos. Së bashku vrapojnë dhe godasin topin për herë të parë në rrugicat e lagjes, së bashku marrin trofetë e parë. Ishin më shumë se miq, vëllezër. Fatet e tyre duken paralele në gjithçka e në të gjitha. Megjithatë, në vitin 1978 fatet e Diego dhe Gregorio u ndanë për të mos u bashkuar më kurrë.

Dihet që dashuria përfshin në vetvete në të njëjtin kohë lumturinë e pafund dhe dhimbjen më të thellë. Gregorio u tradhtua nga ajo që gjithmonë ai dashuronte më shumë: driblimi. Në momentin që kalimi në skuadrën e parë ishte çështje kohe, Gregorio, në tentativën për të dribluar një kundërshtar rrëzohet në tokë. Gjuri i tij nuk mbajti, u thye gjithçka, nga menisku te ligamenti. Në momentin që Diego debutoi me ekipin e parë të Argentinos duke nisur fluturimin drejt Olimpit të futbollit, Gregorio pa që krahas gjurit t’i thyen edhe ëndrrat e lavdisë, ëndrrat për një të ardhme më të mirë, ajo e ardhme që Villa Fiorito nuk mund t’i garantojë.

Image result for Villa Fiorito maradona

“El Goyo”, kështu e thërrisnin në lagje, e kupton menjëherë që ajo e ardhme si kampion i madh, që të gjithë kishin parashikuar për të, nuk do të vijë kurrë. E kupton, ndoshta përpiqet t’ia fshehë vetes dhe të tjerëve, por e kupton: gjithçka mori fundi. Ai e di në thellësi të vetvetes se gjërat nuk do të jenë më kurrë njëlloj. Greorio dorëzohet menjëherë. Dëmtimi i tij ishte shumë i rëndë, por dikush tjetër edhe mund të riaftësohet. Por ai, “El Goyo” shfaqet i brishtë. Heq dorë nga një riaftësim gjashtë mujor që në ditën e 20-të. Hedh poshtë një talent të jashtëzakonshëm. Në fushën e lojës ai luftonte pa fituar sepse kaq të lehtë e kishte të mposhte kundërshtarin me topin në këmbë. Miku i tij Diego, që kishte nisur të bëhej i famshëm, ishte i gatshëm t’i paguante të gjitha shpenzimet mjekësore.

Image result for Gregorio Carrizo

Por paradoksalisht, pikërisht ai, Diego Armando Maradona, u duk si armiku i Gregorio. Diego vëllai i tij, Diego shoku i skuadrës një jetë të tërë, Diego që i dha qindra, ndoshta mijëra asite. Diego që e kishte Argjentinën në këmbët e tij, ndërsa Gregoria mezi ecën që pas atij dëmtimi tragjik. Ishte Diego, ose më saktë krahasimi me Diegon, që “varrosi” edhe më shumë Gregorio. Kishin ecur bashkë gjatë gjithë jetës, kishin fituar bashkë në fushat me pluhur në periferi të Buenos Aires, kishin ëndërruar bashkë një të ardhme më të mirë, larg lagjes, dhe së bashku duhet të kishin pushuar Argjentinën dhe më pas botën duke shkelmuar topin e futbollit. Pastaj, ai driblim që u mbyll keq, me gjurin që nuk përgjigje dhe rrugët që ndahen përgjithmonë. Diego troket në dyert e parajsës duke u bërë Zoti i futbollit, ndërsa për Gregorio shfaqet ferri.

Image result for Gregorio Carrizo

Pa shumë grinte, pa vendosshmëri, sepse ato u shuan bashkë me gjurin, “El Goyo” provon të rikthehet, por është një rikthim i trishtë. Ai që për shumë specialistë ishte më i fortë se Maradona, nuk arrin të durojë presionin e pritshmërive. Nis një pelegrinazh të gjatë në fushat e periferisë, nga njëri qytet në tjetrin: Dock Sud, All Boys, Independiente Rivadavia, Talleres Medonza, Barracas Central. Por në çdo fushë ku Gregorio provon të luajë shfaqet fantazma e Maradona, fantazma e asaj të ardhme që duhet të kishte pasur por nuk e pati kurrë.

Ai i pari donte nga vetja diçka më shumë, sepse ishte mësuar që para dëmtimit, ishte mësuar të mbante gjallë ëndrrën për të qenë qendërsulmuesi i kombëtares së Argjentinës, por nuk do ta veshë kurrë fanellën bardhekaltër. Gregorio u tërhoq përfundimisht nga futbolli në momentin që ai që kishte qenë vëllai i tij, me fanellën e Argjentinës, ngriti trofeun e Kupës së Botës. Diego kishte pushtuar botën ndërsa Gregorio, që për shumë ishte më i aftë se Diego, ishte i dënuar të rikthehej të jetonte në kurthin e shtëpisë së vjetër në Villa Fiorito.

Image result for Gregorio Carrizo

Në Villa Fiorito, Gregorio, jeton edhe sot, me bashkëshorten dhe gjashtë fëmijë. Që nuk dita e dëmtimit, dy jetë që kishin qenë paralele morën dy rrugë të ndryshme dhe nuk u bashkuan më kurrë, edhe tani që kanë kaluar 40 vjet. Diego u bë “Pibe de Oro”, Gregorio mbeti në rrugët e tij, në rrugicat e tij, atje ku u krijuan “qepujkat”, në fillimin e viteve ’60. Për të jetuar gjatë këtyre 40 viteve të fundit, Gregorio i ka bërë pak nga të gjitha: murator, shitës ambulant, dhe zbulues talentesh sepse dashuria për futbollin është e vetmja gjë që nuk u shkërmoq bashkë me gjurin e tij.

Nuk kanë qenë vite të lehta për El Goyo”. Ka pasur mbrëmje kur pesha e dështimit ishte shumë e madhe dhe mbrëmje ku mendimi i jetës së mund të kishte pasur pa dëmtimin e bënin me dhimbje koke. Natë në të cilat mendonte se fakti që ishte rritur në krah të futbollistit më të madh të të gjitha kohërave nuk ishte një nder, por një dënim. Pastaj mjerimi që është i tmerrshëm për të gjithë, sidomos kur ke gjashtë gojë për të ushqyer. Njerëzit që e njihnin e pyesnin vazhdimisht për Diego duke ia bërë të pamundur të harronte atë që donte të harronte. Në ato mbrëmje mendonte vetëvrasjen, si e vetmja rrugëdalje, si i vetmi shërim nga dhimbja që i kishte helmuar ekzistencën.

Image result for Villa Fiorito maradona

Por këtë herë Gregorio e gjeti forcën për të fituar luftën. Sot është ende atje, në Villa Fiorito, duke treguar për “qepujkat”, ajo skuadër që nuk humbiste kurrë në ato vite të mrekullueshme kur e gjithë Buenos Aires fliste për të. “El Goyo” flet edhe për Diego. Janë parë shumë rrallë, ata të dy që ishin vëllezër. Thuhet se Diego nuk e ka harruar dhe i ka ofruar një tjetër vend ku mund të jetojë dhe ndihmë ekonomike për familjen e tij, por Gregorio, krenar si gjithmonë, e ka refuzuar. Padyshim që Diegon nuk e ka harruar kurrë.

Image result for Villa Fiorito buenos aires

Pikërisht me emrin e “Pibe”, Diego Armando, Gregorio ka thërritur djalin e tij të gjashtë, lindur në vitin 1999, në momentin kur ish-numri 10 i “qepujkave” luftonte për mbijetesë nga overdoza. Kjo sepse Maradona ka qenë për “El Goyo” një dënim i vazhdueshëm, një fantazmë që e ka shoqëruar gjatë gjithë ekzistencës së tij, por Diego, ai Diego shok i viteve të lumtura, ka qenë gjithmonë vëllai i tij dhe vëllezërit nuk harrohen edhe në rast se ata arrijnë në majën e botës, teksa t’i ka mbetur mes rrugicave të lagjes.

Jeta e Gregorio Carrizo ka qenë edhe një dokumentar jashtëzakonisht i suksesshëm, i quajtur “Maradona tjetër”, nga regjisorët Ezequiel Luka dhe Gabriel Amiel, që ka marrë një mal me çmime në Amerikën e Jugut. Në këtë dokumentar Maradoina nuk shfaqet kurrë. Si një fantazmë, si ajo që ka shoqëruar Gregorio çdo ditë, nga viti 1978 dhe deri më sot. Ajo fantazmë që i shfaqej sa herë dikush që e njihte i kujtonte: “Ti ishte më i mirë se Diego”. Nëse sot do të gjeni kurajën për të shkuar në qendër të lagjes Villa Fiorito, mund të gjeni persona të gatshëm t’ju tregojnë historinë magjepse të “qepujkave”. Kur Diego Maradona nuk ishte futbollisti më i mirë. Ishte më i miri pas Gregorio Carrizo…

Sport Historia e dhimbshme e Gregorio ishte më i mirë se Maradona