Kronike13 Tetor 2019, 15:56

Historia e Marsidës, arsyet e ndarjes me burrin e parë dhe bashkëjetesa me Indritin e deri te vrasja e Dritan Hoxhallarit

Shkruar nga Pamfleti
Historia e Marsidës, arsyet e ndarjes me burrin e parë dhe

Historia e Marsidës, arsyet e ndarjes me burrin e parë dhe bashkëjetesa me Indritin e deri te vrasja e Dritan Hoxhallarit

Marsida Qatja, 30-vjeçarja e cila dyshohet se u bë shkaku për vrasjen e Dritan Haxhollit në Kavajë, ka pasur një jetë komplekse.

Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe ka lidhur martesë dy herë. Marsida Qatja është martuar për herë të parë në vitin 2005 kur ka qenë vetëm 16 vjeç. Bashkëjetesa dhe martesa me bashkëshortin e parë zgjati më shumë se 12 vite. Çifti solli në jetë dy fëmijë, sot 9 dhe 14 vjeç

Për shkak të zënkave, për rreth 1 vit çifti nuk ka jetuar bashkë. Gjatë kësaj kohe, Marsida bashkëjetonte me një person tjetër

Nga parashtrimet e palëve ndërgjyqëse si në seancë përgatitore/pajtim dhe në atë gjyqësore u pretendua se, në fillimet e tyre marrëdhëniet bashkëshortore kanë qënë të mira.  Më pas konfliktet ndërmjet palëve ndërgjyqëse janë shëndrruar në grindje të vazhdueshme të cilat kanë sjellë si pasojë ndërprerjen e jetës së përbashkët prej gati një viti, periudhë në të cilën e paditura ka filluar bashkëjetesën me një tjetër person.

Në situatën sa sipër, sipas palëve ndërgjyqëse, martesa ka humbur qëllimin dhe funksionin për të cilin ajo është lidhur. Gjykata vlerëson se martesa është bashkimi vullnetar, personal, solemn, jo pasuror i një burri dhe një gruaje”. Martesa është një marrëdhënie sociale – juridike që karakterizohet nga ekzistenca e një sërë të drejtash dhe detyrimesh reciproke midis bashkëshortëve në interes të familjes dhe të bashkëjetesës së përbashkët. Për aq kohë sa martesa është e ndërtuar mbi bazën e vullnetit të lirë të dy bashkëshortëve, nuk do të bënte sens vazhdimi i mëtejshëm i saj kur bashkëshortët, nuk kanë më vullnetin e përbashkët për të qëndruar të lidhur në martesë dhe për më tepër ata kanë humbur komunikimin midis tyre dhe jetojnë të ndarë nga njëri – tjetri dhe e paditura ka filluar një tjetër bashkëjetesë, fakt i pranuar prej saj në gjykim”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Kavajës për divorcin mes çiftit.

Trupa gjykuese vendosi t’ia lërë kujdestarinë e dy fëmijëve Marsida Qatjës. Babai do të duhej të paguante 100 mijë Lekë të vjetra në muaj si detyrim ushqimor për dy fëmijët. Gjykata i dha të drejtën për t’i takuar dy herë në muaj nga e premtja në orën 10:00 deri të dielën në të njëjtën orë, si dhe t’i mbajë 15 ditëshin e parë të muajit Gusht çdo vit.

Pas zgjidhjes së martesës me burrin e parë, Marsida Qatja u martua për herë të dytë me Indrit Hysenin, me të cilin ka edhe një djalë 2 vjeç. Bashkëshorti i dytë ndodhet në burg në Gjermani, ku vuan dënimin për drogë.

Por, duket se gjatë kësaj kohe 30-vjeçarja Qatja ka patur edhe lidhje jashtëmartesore. Nga burimet policore thuhet se ka qenë e lidhur me Dritan Haxhollin, kjo referuar edhe deklarimeve të parë në polici të Marsida Qatjas pas vrasjes së Haxhollit.

Por dyshohet se lidhja mes tyre ka përfunduar para disa kohësh. Në media dhe policia, Marsida Qatja u shpreh se Dritan Haxholli e kërcënonte muajt e fundit duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, në banesën e saj në Kavajë pati përleshje me armës mes Dritan Haxhollit dhe policit të burgjeve Bledar Toçi. Ky i fundit ndodhej në banesën e Marsidës së bashku me dy fqinjët e 30-vjeçares, Xhulio Biturkun dhe Ermir Çelën. Sikurse kanë deklaruar, dy fqinjët dhe Toçi kishin shkuar në banesën e Marsidës për ta mbrojtur nga Dritan Haxholli.

Sapo Haxholli hapi derën e apartamentit të Marsida Qatjas, me të parin që u përball ishte Bledar Toçi ndaj të cilit hapi zjarr menjëherë. Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin. /tvklan.al/

Kronike arsyet e ndarjes me burrin e parë dhe bashkëjetesa me Indritin e deri te vrasja e Dritan Hoxhallarit Historia e Marsidës