Helenizmi fallco sot dha shpirt!

Historiania Kocaqi: Helenizmi fallco sot dha shpirt! Politikanët shqiptarë paguhen nga nazistët grekë

Qeveria Greke tregoi distancim nga nazistët e Agimit te Arte, që erdhën në Shqipëri. Këto nazistë dhe ekstremistë nuk janë vetëm armiq të shqiptarëve, por edhe të helenëve të vërtetë në Greqi, që janë Arvanito-Shqiptarët. Refuzimi i Parlamanetit Grek, për të mbajtur zi, si dhe padia ndaj një televizioni, janë dëshmi të një qëndrimi korrekt të qeverisë Cipra, por edhe të spektrit politik.

Nuk kuptoj se ça kërkojnë perfaqësuesit politikë të shtetit shqiptar, që paguhen nga lekët e shqiptarëve, që merren me nazistet e Agimit të Artë? Pikërisht disa shqiptarë dhe vlleh, qe po lozin dramën me grekë fallco dhe do ta lozin, për aq kohe sa do marrin para, janë ata që nxisin të gjithë valën e tensionimit të marrëdhenieve midis dy shteteve.

Pse? Sepse, ky ka qëne një biznes fitimprures për ata deri tani. Këto njerëz deri me sot kanë perfituar fondet e popullit dhe te shtetit grek, te pensionistëve, te shtresave në nevojë dhe ata këtë biznes duan ta mbajnë në stadin fitimprurës, ndaj edhe duan te tensionojne situaten dhe viktimizojnë veten.

Eshte kjo kategori njerezish qe ka 30 vjet qe po jeton ne kurriz te popullit grek dhe sigurisht ata u mesuan duke jetuar ne kete menyre dhe nuk duan ta humbasin komoditetin qe kane gjetur. Sot populli shqiptar tregoi nje kulturë te lartë qytetare dhe nuk ra pre e asnjë provokimi ekstremist.

E verteta ka filluar që të çlirojë popullin grek nga ethet e nacional-helenizmit fallco. I bëj thirrje shtetit dhe politikanëve grekë, qe janë shumica Arvanit, te kthehen tek rrenjet e tyre, tek helenët e vertetë qe i mbart vetëm gjuha dhe kultura Arvanite, si pasardhese direkte e helenëve antik qe ishin Pellazgët dhe Iliret.

Injoranca, manipulimi historik dhe interesat e armiqve te helenëve te vërtet, kanë 2 shekuj qe me mashtrime, genjeshtra dhe presione kane punuar te shnderrojnë helenët e vertet, ne grek fallco. Armiku me i madh i shtetit grek sot, eshte pikerisht helenizmi fallco qe ka punuar kunder helenëve të vërtet dhe kundër vetvetes.

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti