Për herë të parë në Champions League, një nga ndeshjet zyrtare do të drejtohet nga një femër.
Sfida në fjalë është ajo midis Juventusit dhe Dinamos së Kievit që do të luhet nesër në Torino. Takimin do ta gjykojë francezja 37-vjeçare Stephanie Frappart, që do t’i shtojë karrierës së saj një tjetër rekord.
Francezja ka qenë gruaja e parë që ka drejtuar një ndeshje të futbollit për meshkuj në Ligue 1, dhe ndërkombëtarisht u bë e njohur, pasi drejtoi finalen e Superkupës së Europës mes Liverpulit dhe Çelsit, në vitin 2019.